• Latest
  • Trending
  • All

Migranti afrikan, 12 vite në kërkim të Evropës

13/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Migranti afrikan, 12 vite në kërkim të Evropës

13/09/2016
in Aktualitet, Lajme
“Ne pamë një dritë”, thotë Jallah nga Liberia, që është i diplomuar në Shkencat Politike. “Na u duk se arritëm në parajsë”.

Por, drita që ai pa ishte e rojës bregdetare, të cilët e zunë dhe ai qëndroi një muaj në një burg në Maroko. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2006, por nuk e ndali liberianin në rrugën e tij drejt Evropës.

Politikanët evropianë brengosen për fluksin e “emigrantëve ekonomikë” nga Afrika, duke thënë se duhet bërë më shumë që të përmirësohen standardet e jetës atje, në mënyrë që të ndalet migrimi. Historia e Jallah-ut tregon se pse personat me studime të larta dhe me perspektivë në vendin e tij, nuk heqin dorë nga ëndrra për të arritur në Evropë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Nuk jam i gatshëm të kthehem në shtëpi…nuk dua të kthehem duar thatë”, thotë 39-vjeçari Jallah, që gjendet në Agadez të Nigerisë, që është një prej rrugëve ku kalojnë mijëra udhëtarë nga Afrika Perëndimore për çdo javë. “Dua të vijoj studimet, të diplomohem në Master… Nëse kam një diplomë evropiane, unë mund të punoj kudo”, thotë ai.

Në total, ai ka shpenzuar 14,500 dollarë, në pesë përpjekjet e tij brenda 12 vjetësh për të arritur në atë që ai e quan “shoqëri normale”. Gjatë kësaj periudhe, ai ka bërë punë të ndryshme: ka dhënë mësim, ka punuar në ndërtimtari dhe ka falsifikuar dokumente të refugjatëve.

Lufta në Siri ka detyruar miliona persona që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të nisen drejt Evropës. Zyrtarët e lartë në Bruksel janë vërtetë të shqetësuar me refugjatët nga Afrika.

Kur Bashkimi Evropian u formua 60 vite më parë, popullsia e Afrikës ishte rreth gjysma e popullsisë së shteteve tani në BE. Sot, në Afrikë është dyfishuar numri i popullsisë. Sipas parashikimeve të OKB-së, në vitin 2050, Afrika pritet të arrijë shifrën prej 2.5 miliardë banorësh, që do të jetë rreth katër herë më e madhe se e shteteve të BE-së. Kjo sugjeron se presioni i migrimit nga Afrika do të rritet.

Në një afat të shkurtër, ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) presin që migracioni në rajonin Agadez të arrijë këtë vit në 300 mijë. Ndërkaq, në vitin 2015 kjo shifër ishte 120 mijë.

Historia ka treguar se janë njerëzit e varfër ata që migrojnë.Migracioni rritet kur shteti është në zhvillim, ka thënë Guilia Sinatti, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, që për më shumë se një dekadë studion migracionin në Afrikën Perëndimore. Migracioni ndalet kur ekonomia e shtetit arrin në atë pikë, ku njerëzit nuk kanë nevojë më të largohen për shkaqe ekonomike. Sipas saj, shumë vende në Afrikë janë larg nga kjo fazë.

Remitencat në Liberi përbëjnë më shumë se 570 milionë dollarë apo 28 për qind të GDP-së. Këto të dhëna janë publikuar në muajin maj nga Banka Afrikane për Zhvillim. Kjo bën që Liberia të ketë përqindjen më të madhe të remitencave në Afrikë.

“Sa më shumë që zhvillohet shteti, aq më shumë njerëzit kanë arsye që të largohen”, thotë Sinatti.

“Vrapo, vrapo, vrapo”

Jallah është i gjatë dhe i dobët. Për dallim prej shumë migrantëve në Agadez, ai vesh kostum me këmishë. Ai është rritur në një familje me 10 fëmijë, në kryeqytetin e Liberisë, në Monrovia. Familja e tij kishte vetëm dy dhoma gjumi dhe shpesh nuk kishte ushqim për të gjithë. Por, prindërit e tij ishin të dy mësues, prandaj të gjithë fëmijët u shkolluan.

Ai kujton se kur ishte fëmijë dëgjonte BBC-në në radion e babait të tij.

“Që i vogël kam ditur për Evropën dhe për zhvillimin dhe qeveritë atje”, thotë ai. “Unë kam menduar se kur arrin në atë shoqëri, do të kesh më shumë mundësi”.

Si shumë familje në Liberi, edhe familja e Jallah u shkatërrua si pasojë e konfliktit. Lufta civile në Liberi filloi në vitin 1989 dhe zgjati për 14 vjet. Jahall së bashku me babain e tij u largua nga Monrovia në vitin 1994 drejt Bregut të Fildisht. Rruga deri atje zgjati për një muaj. Ai eci rreth 400 kilometra. Kur arritën në Bregun e Fildishtë, këmbët e Jallahut ishin shumë të ënjtura dhe ai u sëmur.

“Ishte gjithmonë, vrapo, vrapo, vrapo. Kështu jam rritur unë”, thotë ai.

Në vitin 2001, Jallah u diplomua në Shkencat Politike në Universitetin e Monrovias. Ai ëndërron që të studiojë për zgjidhje të konfliktit në Institutin për Siguri të OKB-së në Bonn. Pasi u diplomua, ai aplikoi për vizë studentore në Gjermani, Norvegji dhe Kanada, por të gjitha përgjigjet ishin negative. Në ndërkohë, ai kishte folur përmes telefonit me shokët e tij që kishin arritur në Evropë.

“Ata punonin ose studionin. Unë fillova të mendoj: cili është vendi më i mirë ku mund të rikthej vitet e humbura?”.

“Plaçkitje”

Jallah pagoi 2 mijë dollarë për udhëtimin e tij të parë drejt Evropës, në fillim të vitit 2004.Rruga që morri ai ishte përmes Malit në Burkina Faso, për në Agadez, ku migrantët më pas takohen me kontrabanduesit, të cilët i kalojnë përmes Algjerisë për në Libi. Prej aty, më pas, me barkë kalohet deti Mesdhe.

Jallah për pak sa nuk arriti në Algjeri, kur makina me të cilën po udhëtonte u grabit nga banditët. Ata ia morën të gjitha paratë. Por, ai punoi punë të ndryshme dhe arriti në Sabhat të Libisë. Një shok i fëmijërisë që jetonte në Gjermani i dërgoi para. Ai arriti në Tripoli, ku pagoi 1,200 dollarë për një vend në anije për të arritur në Itali. Pas gjashtë ditësh, milicia hyri në vendin ku ishin migrantët dhe u morën atyre të gjitha paratë.

Udhëtimi i tij i dytë për në Spanjë ishte në vitin 2006. Sipas Jallah, kjo kushtoi shumë pak. Por, rojat bregdetare e kapën dhe ai përfundoi në një burg në Maroko. Kur doli nga burgu, gjeti punë në Bregun e Fildishtë, por prapë tentoi të arrinte në Evropë.

Në dimrin e vitit 2008, ai kurseu 6,750 dollarë . “Mendova se do të ishte më e lehtë të arrija në Libi”, tregon ai.

Çmimi për barkë në Tripoli ishte rritur në 1,500. Përsëri, banditët hynë në shtëpinë ku ai po qëndronte dhe i morën gjithçka. Këtë herë, asnjë shok nuk arriti ta ndihmonte financiarisht atë.

Në vitin 2012, pas rritjes ekonomike që përjetoi Afrika Perëndimore, OKB hoqi statusin e refugjatit, për personat si Jallah. Por, vetëm pas tetë muajsh pas “Pranverës Arabe”, Jallah ishte i vendosur të udhëtonte sërish drejt Evropës.

Në Algjeri ai filloi të falsifikonte dokumentet e refugjatëve. Policia e kapi dhe ai u dënua me 6 muaj burgim. Në total, Jallah ka shpenzuar 5 mijë dollarë vetëm për të paguar anijet për të kaluar Mesdheun. Ai ka dhënë mijëra dollarë të tjerë policisë nëpër pika ndalimi.

Por, Jallah thotë se ai është person që nuk ndalet. Tash ai po planifikon që të marrë vizë të Kubës, një gjë që shumë shokë të tij e kanë bërë. Më pas, ai do të shkojë në Floridë me anije. Qëllimi i tij final është që të arrijë në Kanada. Kjo gjë do t’i kushtojë atij rreth 4 mijë dollarë.

Ai kujton se në tentimin e tij të dytë në vitin 2006, i kishte thënë kapitenit të anijes të nisej në 19:00, sepse në det kishte shumë anije peshkimi dhe kjo do të mund të shërbente për tu fshehur. Por, kapiteni ishte nisur rreth katër orë më vonë.

“Nëse kapiteni jonë do të më dëgjonte, ne do të kishim arritur”, thotë ai.

Tags: albanianLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,OKB
Previous Post

Pas konfliktit me bashkëshortin, gruaja vetëhelmohet

Next Post

Të shtëna me armë në veri të Mitrovicës, plagoset një person

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Të shtëna me armë në veri të Mitrovicës, plagoset një person

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.