Mielli që futet në Shqipëri nga kompanitë kosovare është ngaSerbia, dhe prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. Këtë e ka shprehur kryetari i Shoqatës së Mullinjëve në Kosovë, Misin Voci.
Ai thotë se importi i grurit nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese, dhe sipas tij ai përdoret vetëm për kafshë.
“Por problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët”, thekson Voci.
Voci thotë se krimi është i shumëfishtë dhe se Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët.
Sipas tij duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet detyrimeve financiare doganore.
















