• Latest
  • Trending
  • All

Mid’hat Frashëri, gjurmët në historinë e diplomacisë shqiptare

12/11/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Mid’hat Frashëri, gjurmët në historinë e diplomacisë shqiptare

Mid’hat Frashëri, gjurmët në historinë e diplomacisë shqiptare

12/11/2018
in Histori, Kulture

“Eshtrat e Mid’hat Frashërit vijnë në tokën mëmë pikërisht në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vënë në vend amanetin e tij që të prehej në paqe në Shqipëri, pas 69 vitesh, shprehet ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke theksuar se, “nipi i Frashërllinjve, Naimit dhe Samiut, Mid’hati ishte një nga figurat më të rëndësishme të gjysmës së parë të shekullit të ‘20”.

“Histori e Diplomacisë Shqiptare” pasqyron këtë javë nëpërmjet dëshmive arkivore pjesë të punës së tij diplomatike në pozicionet tepër të rëndësishme që mbajti në fillesat e shtetformimit shqiptar.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Mid’hat Frashëri, personalitet politik e shtetëror, diplomati që la gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare

Mid-hat Frasheri lindi në Janinë, me 25 mars 1880. Ai ishte djali i atdhetarit të shquar Abdyl Frashëri. Arsimin e mesëm e kreu në Liceun Perandorak të Gallata Saray, dhe në vitin 1904, mbaroi Shkollën e Lartë Administrative po në Stamboll. Në vijim shërbeu në periudha të ndryshme në administratën osmane në vise të ndryshme të Perandorisë.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

Mid-hat Frashëri mori pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare në nëntor 1912, dhe në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemal Vlora ai ishte i ngarkuar me detyrën e Ministrit të Punëve Botore. Këtë funksion ushtroi edhe në administratën e Vidit deri në shtator 1914.

Pas Luftës se Parë Botërore Mid’hat Frashëri migroi në Lozanë të Zvicrës, ndërkohë që qeveria e Durrësit e krijuar me 25 dhjetor 1918 nën kryesine e Turhan Pashe Permetiti e dekretoi si Ministër pa portofol. Ajo qeveri e caktoi antar të dërgatës shqiptare të qeverisë së Durrësit në Konferencën e Paqes në Paris, ndërkohë që edhe Federata “Vatra” në SHBA e Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e deleguan si përfaqësues të tyre në atë Konferencë. Mid’hati nuk shkoi në Paris si anëtar i delegacionit, por qëndroi në Lozanë, duke zhvilluar një veprimtari publicistike e diplomatike shumë të ngjeshur e shumë me vlerë.

Ai qëndroi në Zvicër deri në fillim të nëntorit 1920 kur qeveria kombëtare e Sulejman Delvinës e dekretoi si përfaqësuesin zyrtar të shtetit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Ai vendosi menjëherë kontakte me personalitete evropiane, miq të Shqipërisë, që ndodheshin pranë qarqeve vendimmarrëse, dhe kërkoi ndihmën e tyre për të mbrojtur të drejtat legjitime të shqiptarëve.

Me atributet e kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes, në shtator 1920 ai udhëtoi për në Londër, Washington, Boston, Çikago, Detroit, Toronto, ku kërkoi mbështetje politike për çështjen shqiptare e veçanërisht mbështetje ekonomike për forcimin e shtetit të ri shqiptar. Ai luajti një rol përcaktues në modifikimet pozitive që iu bënë vendimeve të ndërkombëtarëve ndaj statusit dhe kufijve të shtetit shqiptar pas lufte.

Me 26 korrik 1921, me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe të Regjensës Shqiptare, Mid’hat Frashëri nga kryetar i Delegacionit Shqiptar pranë Konferencës së Ambasadoreve në Paris, që do merrej me trajtimin e çështjeve që nuk morën zgjidhje nga Konferenca e Paqes e ndër to edhe çështja shqiptare, u dekretua edhe I Ngarkuar me Pune pranë Republikes Franceze, pozicione qe i mbajti deri në pranverën e vitit 1922. Në qershor 1922, Mid’hat Frasheri u gradua si Ministër Fuqiplote i Shqipërisë në Republikën Franceze, madje u miratua edhe akreditimi nga qeveria francez. Për arsye të vështirësive financiare, Parlamenti shqiptar suprimoi funksionin e Ministrit Fuqiplote në Legatën shqiptare në Paris duke lënë vetëm atë të Londrës, që do mbulonte edhe Parisin.

Me 12 tetor 1922. Mid’hat Frashëri kthehet në atdhe. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai rifutet në shërbimin diplomatik duke u emëruar ministër Fuqiplotë në Athinë, duke qenë edhe Ministri i parë Fuqiplotë shqiptar në Athine. Si diplomat Mid’hat Frasheri qëndroi deri me 26 mars 1926 kur Këshilli i Ministrave dhe Presidenti Zog pranuan kërkesën e tij për dorëheqje nga shërbimi, dorëheqje që ai e kishte depozituar që me 16 dhjetor 1925. Pas këtij akti ai kaloi në jetën e tij private duke mos u marrë me asnjë nëpunësi shtetërore.

Në vitet që Mid’hat Frashëri drejtoi Legatën shqiptare në Athinë ai kërkoi e punoi fort për zgjidhjen e një varg problemesh bilaterale për kohën, ku më të spikatura përmendim hapjen e shkollave shqipe në Greqi në reciprocitet me shkollat greke që qeveria shqiptare kishte lejuar në Shqipëri, apo ndalimin dhe përjashtimin e popullsisë shqiptare sidomos asaj çame nga shkëmbimi i popullsive greko-turke sipas marrëveshjes që kishin bërë këto dy vende ne Lozanë në vitin 1922, si dhe mbrojtjen e pasurisë së muslimanëve shqiptare nga konfiskimi.

Vdiq në SHBA, New York, me 3 tetor 1949. Pseudonimi i tij letrar ishte Lumo Skëndo.

Tags: diplomaciaMid'hat Frasheririvarrimi
Previous Post

Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit

Next Post

Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.