• Latest
  • Trending
  • All

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

08/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

08/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Mustafa Nano

Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Opozita politike e parlamentare ka bërë çmos ta vendosë lart stekën e kritikës së saj, duke bërë një lexim tepër dramatik të zhvillimeve të pas 23 qershorit, por kjo qasje nuk duket se ka ngjitur në opinionin publik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ka ngjitur te të vetët, por te këta do ngjiste edhe teza se Rama është shtatzënë. Ka ngjitur ndoshta dhe te socialistë që s’kanë marrë atë që kanë pritur, d.m.th. një vend pune në administratë (ka me mijëra njerëz në Shqipëri që s’e kanë për gjë të ngatërrojnë nevojat e tyre për mbijetesë me një dramë kombëtare), e për këtë është e sigurt se opozita nuk do të heqë keq për protestues, por puna është se opinioni publik nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshëm të ndjekë e të besojë leximin që opozita i bën realitetit. Dhe pa opinionin publik (këtu po përfshij edhe gazetarë, të cilët e kanë mirëkuptuar në çdo kohë opozitën e sotme e të cilët, prej 23 qershorit 2013 e këtej, nuk janë dalluar për ndonjë qasje kritike kushedi se çfarë ndaj qeverisë “Rama”) nuk fitohet asnjë betejë elektorale. Protestuesit e shumtë gjatë tubimit të fundit janë provë se opozita është e aftë të mobilizojë njerëz e t’i nxjerrë në rrugë, por nuk janë provë se opozita do të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet fitohen me votues, jo me protestues. Përveç kësaj, një protestë, sado e madhe qoftë, nuk mund të na hidhet syve si për të na thënë se “shiheni se ç’jemi në gjendje të bëjmë”. Një protestë është një protestë, asgjë me tepër. Është për të ardhur keq që në këtë grackë ka rënë edhe ndonjë komentator politik, i cili paska pritur këtë protestë të madhe për t’u ftilluar, për të vënë pak rend në arsyetimet e veta politike e për të rikuperuar nervin e vet opozitar. Zakonisht, janë mendimtarët politikë që u hapin sytë protestuesve. Ndërsa këtejpari protestuesit u hapkan sytë mendimtarëve.
Kthehemi te pyetja e kreut: Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Mund të kritikohet për shumë gjëra, mund të kritikohet që prodhon e nuk zgjidh probleme, por nuk mund të shihet – dhe kjo është tanimë një arritje, së cilës mund t’i gëzohemi – si problemi i shqiptarëve. Madje, kjo gjë duhet thënë njëherë e mirë: Nuk ka asnjë arsye, të paktën deri tani, që këtë mazhorancë ta shohim si problemin e shqiptarëve. Dhe duke pranuar këtë gjë, ne biem dakord me faktin që më 23 qershor të vitit të shkuar ne jemi ndarë me qeveritë që ishin problemi, e kemi hyrë në epokën kur qeveria në rastin më të keq nuk është në gjendje të zgjidhë probleme apo krijon probleme me sjelljen e saj, e në rastin më të mirë është ajo që i zgjidh problemet.
Qeveria “Rama” i ka bërë të dyja. Ka zgjidhur probleme e ka krijuar probleme. Nuk po merrem me problemet që ka zgjidhur; as me vendimet që nuk janë mirëpritur prej një pjese të madhe të popullsisë, por që, megjithatë, janë në tagrin e saj për t’i marrë, siç janë rritja e çmimit të energjisë, sanksionet e forta në kurriz të atyre që nuk kanë paguar energjinë elektrike, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, etj., etj. Po ndalem te problemet që ka krijuar e te problemet që nuk i ka zgjidhur. Dhe po veçoj dy sosh.
Gjëja e parë që të bie në sy në këtë mes është zgjedhja e diskutueshme, në mos e gabuar, e përparësive të veta. Qeveria “Rama”, me aksionin e madh frontal kundër paligjshmërisë (ndërtimeve pa leje, universiteteve të improvizuara, Lazaratit, vjedhjes së energjisë elektrike, gjykatave të korruptuara etj.) ka demonstruar se privilegjon, të paktën në letër, etikën përpara rezultateve në qeverisje. Kjo mund të ishte një zgjedhje e lavdërueshme në rrethana të tjera, kur ekonomia do të ishte e gjallë dhe vibrante, por nuk duket se është e tillë në rrethanat aktuale, kur ekonomia duket se po jep shpirt. “It’s the economy, stupid!”, shkruhej në sloganin e Bill Clinton-it gjatë garës elektorale të vitit 1992 kundër George Bush-it senior. Kjo është një e vërtetë për çdo kohë. Një ekonomi e dobët i komprometon qysh në origjinë të gjitha reformat e mundshme. Fjala vjen – sa për dijeni të Saimir Tahirit – një ekonomi e dobët nuk të lejon të korrësh frute në luftën kundër kriminalitetit, pavarësisht vendosmërisë politike për ta luftuar atë, ngaqë kriminaliteti i prodhuar nga papunësia është më i madh sesa ai që luftohet nga policia.
Duhet injoruar aspekti etik i qeverisjes? Jo, nuk po them këtë, por për sa kohë etika dhe rezultatet janë në konflikt me njëra-tjetrën (të fiksohesh pas një standardi të ri e të lartë etik në Shqipërinë e sotme është si të ngrihesh kundër të gjithë shqiptarëve, që kanë ngritur stilin e tyre të menduarit e të të jetuarit mbi korrupsionin e kundërvajtjen), do ish mirë të bëhej një kombinim i të dyjave; duke privilegjuar rezultatet në qeverisje. Rama na bën me dije se ky aksion i tij nuk ka rënduar mbi ekonominë, përkundrazi. Por gjasat janë që ose ai nuk thotë të vërtetën, ose atij nuk ia thonë këtë të vërtetë. Ekonomia nuk duket në gjendje të mirë. E për të arritur në këtë përfundim nuk lipsen shifrat. Është një gjë që shihet me sy edhe nga ata, të cilëve punët e tyre u shkojnë mbroth.
Një problem i dytë i kësaj qeverie ka të bëjë me sjelljen ndaj institucioneve. Nuk ka të krahasuar me kohët kur refuzohej urdhri i prokurorisë për të arrestuar gardistët, kur Presidenti quhej “horr bulevardi”, apo kur pushteti i shihte protestuesit si armiq për t’i mundur, madje edhe për t’i vrarë, por duket se Ramës i mjafton të raportohet me (dhe jo ta kapërcejë) këtë traditë. Në më shumë se një rast, Rama ka dhënë shenja se bezdiset prej institucioneve që janë ndërtuar prej paraardhësve të tij me një logjikë partizane, dhe të jep përshtypjen se ua vë veshin ca si shumë atyre që i sugjerojnë mënyra jo fort të hijshme për t’i zhbërë apo ribërë këto institucione. Nuk është se ka bërë gjeste spektakolare, por parehatia e tij ia bën mu në këtë situatë. Duket sikur nuk e mban vendi. Tani, që institucionet janë ndërtuar prej paraardhësit me synimin për të kalçifikuar pushtetin e vet, apo për të sabotuar punët e pasardhësit, kjo është një gjë që dihet. Por Rama nuk ka pse të rrijë pa gjumë prej kësaj loje, e cila e ka një fund (të gjithë krerët apo anëtarët e institucioneve ushtrojnë një mandat të kufizuar në kohë). Nga ana tjetër, asnjë prej institucioneve nuk është në gjendje t’ia komprometojë apo sabotojë qeverisjen. Këto institucione mund të dëmtojnë më shumë shtetin, apo interesin e të mirën publike (siç është, fjala vjen, sistemi gjyqësor), e më pak qeverisjen.
Në fund duhet thënë se këto institucione, edhe pse funksionojnë me një logjikë partiake, janë ndërtuar në respekt të germës së ligjit. E si për t’i vënë kapak këtij diskutimi, Rama nuk është se ka demonstruar një qasje e frymëzim të ri në ndërtimin e institucioneve. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur rast, për detyrime që vijnë prej Kushtetutës, të bëjë emërime nëpër institucione të ndryshme, dhe në të gjitha emërimet e bëra ka fituar interesi partiak mbi logjikën meritokratike. Kjo është një arsye më tepër për të mos jetuar më shumë sesa duhet me këtë shqetësim të Ramës. Madje, është vendi për t’i thënë: “Hiqeni nga kryet këtë shqetësim, zoti Rama! Kjo çështje do të gjejë zgjidhje në kohën e duhur, e prandaj bëni atë që mund të bëni, merruni me qeverisjen!”

Previous Post

Të vrasësh protestues se të provokoi Rama?!

Next Post

Unë doktori dhe frika nga historia

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Unë doktori dhe frika nga historia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.