• Latest
  • Trending
  • All

Meta shkresë për kryetarët e komisioneve: Kontrolloni qeverinë

11/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta shkresë për kryetarët e komisioneve: Kontrolloni qeverinë

11/03/2017
in Aktualitet, Lajme

“Shqiptarja.com” ka siguruar një shkresë që Meta ju ka dërguar të gjithë kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit, ku ju lë 16 detyra ku duhet të ndërhyjnë për të përmirësuar performancën e këtij institucioni.

Në këtë dokument thuhet se zbatimi i pikave të këtij Plani Veprimi do të monitorohet dhe se reflektimi në këto pika është i lidhur ngushtë me procesin integrues.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Raporti i KE-së i vitit 2016, vlerëson  se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë progres, por gjithashtu paraqet dhe disa gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm, si: Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, përmirësimin e koordinimit me ekzekutivin, përmirësimin dhe funksionimin e rezultateve të punës së komisioneve hetimore parlamentare dhe rritja e përdorimit të mekanizmave të tjera të kontrollit parlamentar. Ju kërkoj angazhimin maksimal në realizimin në kohë dhe me cilësi të masave të parashikuara. Zbatimi do të monitorohet përmes një raportimi periodik çdo dy muaj që Shërbimet e Kuvendit do t’i dërgojnë Kryetarit të Kuvendit dhe Konferencës së Kryetarëve”, thuhet ndër të tjera në letrën e firmosur nga Ilir Meta.

1.Rekomandimi: “Është e rëndësishme që reforma zgjedhore të miratohet në kohë të mjaftueshme përpara raundit të ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2017”. Masa konkrete: Të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në projektligjin i cili adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Përgjegjës: Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

2.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshëm i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me aqcuis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Analizë e bazës metodologjie të punës së Kuvendit në procesin e kontrollit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Krijimi i një database-i parlamentar për përafrimin e legjislacionit. Etj.” Përgjegjës: KIE, Shërbimi i Komisioneve.

3.Rekomandimi: “Rregullorja e parlamentit duhet të reflektojë ligjin e Kuvendit në procesin e integrimit në BE”. Masa konkrete: Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Përgjegjës: Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet.

4.Rekomandimi: “Etika parlamentare nuk i përmbush dispozitat rregullatore dhe pritshmëritë e publikut. Kodi i Etikës, i cili ka qenë në procedurë parlamentar qysh në fillim të vitit 2016, është në pritje të miratimit”. Masa konkrete: “Miratimi i Kodit të Sjelljes për Deputetët”. Përgjegjës: Grupet Parlamentare, Kuvendi.

5.Rekomandimi: “Pavarësisht nga përpjekjet, koordinimi me degën e ekzekutivit duhet përmirësuar më tej. Puna e komisioneve hetimore mbeti shumë konfliktuale dhe munguan rezultatet. Mekanizmat e tjerë mbikëqyrës mbetëm më pak të shfrytëzuar”. Masa konkrete: “Ushtrimi më sistematik i funksionit mbikëqyrës së Kuvendit ndaj veprimtarisë së qeverisë. Përdorimi më intensiv i interpelancave. Publikimi në faqen e internetit të Kuvendit i pyetjeve me shkrim të bëra nga deputetët dhe përgjigjeve me shkrim të dhëna nga qeveria. Planifikimi sistematik i veprimtarisë monitoruese të komisioneve parlamentare sipas fushave të përgjegjësisë, duke përgatitur një kalendar kontrolli/monitorimi. Organizimi periodik nga komisionet parlamentare të seancave dëgjimore me ministrat dhe me zyrtarët e lartë të qeverisë.”. Përgjegjës: Komisionet Parlamentare. Kuvendit.

6.Rekomandimi: “Duhet të zhvillohet një sistem gjithëpërfshirës për ndjekjen dhe monitorimin e rekomandimeve nga Kuvendi dhe Institucionet e Pavarura”. Masa konkrete: “Ushtrimi sistematik i funksionit mbikëqyrës së Kuvendit ndaj veprimtarisë së institucioneve të pavarura përmes shqyrtimit të raporteve vjetore. Krijimi i një mekanizmi ndërinstitucional “Qeveri-Kuvend-Institucione të Pavarura” me qëllim ndjekjen dhe zbatimin efikas së rekomandimeve të këtyre institucioneve.”. Përgjegjës: Kuvendi, Komisionet, Ministri i Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.

7.Rekomandimi: “Dy anëtarë të KQZ-së u zgjodhën në dhjetor dhe një anëtar i Bordit të AMF-së u emërua në janar. Katër anëtarë të AMA-s dhe një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së u zgjodhën në korrik”. Masa konkrete: “Ushtrimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante në institucionet e pavarura”. Përgjegjës: Organet e Kuvendit.

8.Rekomandimi: “Ligji i dekriminalizimit u miratua në shkurt dhe aktet nënligjore në mars. Efektet fillestare rezultuan në dorëheqje vullnetare dhe shkarkime në nivel vendor”. Masa konkrete: “Propozim nga organet e Kuvendit për ndërhyrje në aktin nënligjore (VKM për eksesin elektronik të të dhënave në regjistrat e gjendjes gjyqësore dhe civile të Kuvendit)”. Përgjegjës: Kuvendi.

9.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshme i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me acquis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Përgatitja e rekomandimeve mi modelin më të mirë të mbikëqyrjes për tu adoptuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për monitorimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. Përgjegjës: KIE, KKIE, Komisionet.

10.Rekomandimi: “Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të përmbushë plotësisht rolin e tij, si forum për përfshirje të gjerë dhe konsultime për çështjet e integrimit në BE.”. Masa konkrete: “KKIE të mblidhet çdo dy muaj, me shoqërinë civile, biznesin dhe pushtetin vendor”. Përgjegjës: KKIE.

11.Rekomandimi: “Nevojitet më shumë transparencë në nivel komisionesh”. Masa konkrete: “Instalimi i sistemit audio-video në sallat e komisioneve parlamentare”. Përgjegjës:

12.Rekomandimi: “Komisionet Parlamentare kanë vijuar konsultimet me grupet e interesit, por kërkohen përmirësime në lidhje me njoftimet e përhershme dhe vazhdimësisë”. Masa konkrete: “Zhvillimi seancave dëgjimore publike nga komisionet parlamentar për marrjen e mendimeve”. Përgjegjës: Shërbimi legjislativ.

13.Rekomandimi: “Të shtohet në Kushtetutë një nen për buxhetin e Kuvendit me të njëjtën mënyrë si ai për buxhetin e Avokatit të Popullit.”. Masa konkrete: “Analizë e kuadrit ligjor ekzistues lidhur me buxhetin e shtetit.”. Përgjegjës: Grup i posaçëm pune me 5 deputetë dhe 7 ekspertë nga stafi i Kuvendit.

14.Rekomandimi: “Mund të miratohet një ligj i veçantë mbi buxhetin e Kuvendit që parashikon hartimin e buxhetit të mënyrë më të pavarur nga Qeveria”. Masa konkrete: “Hartim i një ligji të veçantë.”. Përgjegjës: Grup pune i veçantë brenda Kuvendit.

15.Rekomandimi: “Kapacitetet kërkimore dhe analitike të Kuvendit ngelet të kufizuara”. Masa konkrete: “Për rritjen e kapaciteteve administrative është parashikuar shtimi i pesë nëpunësve civilë në vitin 2017. Trajnimi i stafit”. Përgjegjës: Byroja e Kuvendit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

16.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshme i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me aqcuis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Trajnim i avancuar i të gjithë këshilltarëve të Shërbimit Legjislativ sipas acquis së BE-së lidhur me kapitullin e bisedimeve, etj. ”. Përgjegjës: Kuvendi.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kandidati serb për president: Kosova është e pavarur, lufta është e humbur

Next Post

Prljaskaj: Kroacia, e hapur ndaj shqiptarëve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Prljaskaj: Kroacia, e hapur ndaj shqiptarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.