Pas thirrjes publike që bëri prokuroria për disa politikanë në lidhje me çështjen e Tom Doshit, i pari që i është përgjigjur ka qenë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Më pas edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thënë se do të shkojë po nesër në institucionin e akuzës, për të dhënë dëshminë e tij në atë çfarë di për atentatin që po i përgatitej Doshit.
Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar faktin se do të shkojë nesër në prokurori në mesditë.
Kështu, Meta do të paraqitet nesër në orën 08:00 të mëngjesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të shkojë në orën 10:00.
Më pas në orën 12:00 do të jetë kryeministri Edi Rama që do të paraqitet në prokurori dhe do të japë shpjegimet e tij në lidhje me çështjen Tom Doshi.















