Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Holokaustit, Meta kërkoi krijimin e një entiteti të përbashkët për t’i bërë ballë krimeve të urrejtjes.
Së bashku me kryeparlamentarët e tjerë, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Holokaustit. Në tryezën e rrumbullakët të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, kryeparlamentari shqiptar kërkoi krijimin e një entiteti të përbashkët ku parlamentet të mblidhen për t’i bërë ballë krimeve të urrejtjes. Ai përmendi sulmet në Paris, ku viktimat u vranë për shkak të asaj që përfaqësojnë, të frymëzuar nga një prej teorive radikale të besimit që justifikohet duke përdorur emrin e Zotit. Në fjalën e tij, Meta tha se ndihet krenar për vendin që përfaqëson, vendin që në fund të luftës kishte më shumë hebrenj se para saj.















