Meta tha se forca e LSI-së është te respekti për njerëzit si edhe te përgjegjshmëria në politikë, duke treguar korrektesë me të gjithë, shkruan Top Channel
“Forca e LSI-së mendoj se është tek mesazhi i saj pozitiv, është tek politika e saj me vendin tonë, është tek respekti për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme që ne jemi gjithnjë korrekt me ta dhe mbi të gjitha është tek rinia, tek pjesëmarrja e gjerë e saj. Ne jemi të përmbajtur dhe shumë të përgjegjshëm edhe në politikë. Sepse është e thjeshtë ta humbasësh qetësinë, të bësh një veprim të nxituar, por pastaj të duhet kohë për ta korrigjuar. Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme”, – vijoi Meta.
Periudhën para zgjedhjeve të 6 nëntorit në parti Meta tha se duhet të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet.






















