Ai tha se Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend.
“Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, është shprehur kreu i Kuvendit.






















