• Latest
  • Trending
  • All

Meta: Koalicionet nuk i vendos unë, por votuesi. Nuk komentoj spekulimet me ambasadorin Lu

11/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Meta: Koalicionet nuk i vendos unë, por votuesi. Nuk komentoj spekulimet me ambasadorin Lu

11/01/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që mbajnë orë të shtrenjta.

Në një intervistë për “Studio e Hapur” ai tha se konstatime të tilla nuk janë standardi për të folur për reformën, pasi ajo kërkon transparencë dhe vizion. Gjithsesi Meta tha se pajtohet me disa nga shqetësimet e ambasadorit amerikan.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Nuk mendoj që është ky standardi për të folur për reformën. Është ora më e mirë në botë për mua, se frekuentoj pishina e sauna është më e lira dhe më e pazëvendësueshmja. Por reforma është diçka më komplekse. E kam dëgjuar dhe pajtohem me disa shqetësime të tij. Nuk flas me skenare, me paramendime. Ai që di diçka duhet ta bëjë publik që sot. Pastaj se kujt i prishen pushimet është çështje tjetër. Të ndëshkohen të gjithë zyrtarët, politikanët, qeveritarët, kush shkel ligjin. Por nuk bëhet reforma për këto çështje. Reforma në drejtësi bëhet për të zhvilluar ekonominë e këtij vendi. Problemi më i madh sa veta do të fusim në punë. Janë gati 80 mijë vetë që janë larguar nga vendi”.

I pyetur për adresimet e ambasadorit Lu për deputetë e ministra të korruptuar , Meta tha se për ccdo shqetësim të tillë ambasadori amerikan duhet t’i drejtohet prokurorisë.

“Ju për këtë çështje duhet të pyesni ambasadorin. Qëndrimi im është ky, cilindo që ka fakte, prova, evidenca për çdo qytetar për korrupsion duhet t’ja çojë drejtësisë, kryeministrit ose mua”-deklaroi Meta.

Kryeparlamentari ka shuar zërat për marrëdhëniet e ngrira me kryeministrin Rama, duke theksuar se marrëdhëniet me të janë të qëndrueshme e bashkëpunuese.

Nuk është e vërtetë që ju keni akuzuar Ramën dhe Bashën për një aleancë mes tyre…

Nuk kam bërë asnjë akuzë të tillë. Unë kam shprehur keqardhjen. Duhet që një nga flamurtarët kryesorë të kësaj çështje ishte Kryetari i Partisë Demokratike i cili më kërkonte mua dorëheqjen, z. Basha. E kam shprehur çudinë se si shpjegohet që kryetari i opozitës në çdo vend të botës kërkon dorëheqjen kryeministrit të Shqipërisë, por kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Unë dhe këtë gjë mund ta bëja, të jepja dorëheqjen por nuk bëhet dot Kryetar Parlamenti sepse ende nuk e ka mandatin e deputetit. Pra kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë gjë më…

A jeni penduar që keni bërë koalicion me z. Rama? A ishte me mirë me z. Berisha?

Po më vë pak në vështirësi. Sepse e para njëherë koalicionet nuk i bëj unë, duket sikur janë gjera personale. Koalicionet i bëjnë qytetarët shqiptarë.

Kthehemi pak në 2009-n. Deri në fund unë dhe LSI kërkuam të ishim në koalicion me PS. Kjo është e padiskutueshme. Ishte PS që deri në fund insistoi për ta përjashtuar LSI-në nga koalicioni për eliminimin e saj përmes një sistemi zgjedhor dhe përjashtimit nga komisionet e votimit dhe të numërimit. Kjo është e vërteta. Në fund fare kishim 70 koalicioni i PD, 66 koalicioni i PS, 4 LSI-ja. Edhe ne kishim një koalicion tonin. 4 dhe 66 bënin 70. Për të bërë qeverinë duhen 71.

Pra, dy rrugë kishte: ose konflikt deri në fund dhe pa fund ose një qeveri e vështirë, por që një qeveri që do të garantonte një stabilitet dhe unë them që e garantoi një stabilitet dhe bëri disa gjëra pozitive, përfshirë edhe liberalizimin e vizave që sot e gëzojnë shqiptarët edhe ishte një gjë që i shërbeu vendit. Tani jemi në një situatë tjetër, është një koalicion më i natyrshëm midis PS-së dhe LSI-së.

Z.Meta, a ekziston një mundësi për prishjen e aleancës suaj me Kryeministrin aktual, z. Rama? Për çfarë ju do të ishit i gatshëm sot të prishnit këtë koalicion qeverisës?

Koalicioni bëhet mbi bazë të disa qëllimeve, në bazë të një programi dhe natyrisht që koalicionet nuk janë të lehta, sepse duhet të përputhen interesat kryesore të partive. Një parti ka prioritet një çështje të caktuar, një tjetër ka një çështje tjetër e kështu me radhë.

Dhe ne kemi treguar gjithmonë përgjegjshmëri dhe fleksibilitet për të pasur stabilitet për t’i shërbyer integrimit europian, euro-atlantik e kështu me radhë dhe në këtë drejtim vetëm për çështje madhore e programore koalicioni mund të kishte probleme.

Ashtu sikurse në koalicionin me z. Berisha në katër vjet kemi pasur mosadakordësi për shumë çështje, por vetëm për një çështje që mund të krijonte problem në raport midis Shqipërisë dhe NATO-s mund të prishej koalicioni dhe kjo nuk është një gjë që ka mbetur sekret. Kështu që, për çështje madhore po, është çështje e interesit të qytetarëve shqiptarë, por për çështje nga këto që shikoni e dëgjoni ju në gazeta nuk prishet koalicioni.

Pra, skenari i zgjedhjeve të parakohshme për shkak se koalicioni qeverisës do të prishet, pasi Rama dhe Meta nuk do të jenë më dakord për çështje të caktuara nuk qëndron? Me Edi Ramën do të jeni në koalicion në zgjedhjet e ardhshme?

Ne kemi punë më të rëndësishme, zgjedhjet janë në 2017-n. Ne jemi në një koalicion dhe i qëndrojmë koalicionit, ne kemi treguar se dimë ti qëndrojmë marrëveshjeve. Jo më kot thuhet “lum kush bën marrëveshje me LSI-në”, në kuptimin që LSI-ja kë seriozitet, i qëndron pakteve, i qëndron marrëveshjeve.

Pra, ju do t’i qëndroni njësoj edhe koalicionit me z. Edi Rama?

Nuk ka patur ndonjëherë ndonjë rast kur ne nuk i kemi qëndruar marrëveshjeve dhe nuk do duhet t’i shkojë ndokujt në mendje që ne nuk i qëndrojmë marrëveshjeve. Është një nga karakteristikat kryesore pse LSI-ja besohet dhe votohet. I qëndron marrëveshjeve me qytetarët, i qëndron marrëveshjeve në koalicion, kur bashkëpunon, bashkëpunon dhe kur lufton, lufton.

Meta, sipas një shkrimi të një kolegu, ambasadori amerikan është shprehur në një darkë, se “Rama e do reformën dhe Meta jo”. Nuk e di a e keni lexuar këtë shkrim?

Unë nuk marr përsipër të komentoj analizat, shkrimet apo komentet tuaja si Eni apo të gjithë kolegëve tuaj.

Media është e lirë. Unë mund të komentoj aq sa është e rëndësishme për publikun. Mund të komentoj marrëdhëniet e mia me ambasadorin amerikan por nuk mund të komentoj marrëdhëniet e tij me gazetarë apo me këdo tjetër.

Lu ka thënë se “i trembet reformës në drejtësi ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë”. Këta njerëz i tremben reformës sipas ambasadorit Lu. Pse ambasadori amerikan e di që ka ministra të korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatës të korruptuar dhe prokurorë të korruptuar dhe nuk e dini ju, nuk e di z. Rama, nuk e dimë ne?

Ju më kërkoni mua të bëhem prapë pjesë e spekulimeve tuaja. Ju për këtë çështje mund të pyesni ambasadorin. Sugjerimi im apo qëndrimi im? Nuk dua të komentoj sepse nuk e di si është konteksti. Qëndrimi im për këtë çështje është ky dhe ky është një qëndrim i bërë publik: Cilido që ka në fakt, një provë për çdo zyrtar, për çdo deputet për korrupsionin duhet ta çojë këtë gjë në Prokurori, në drejtësi. Ky është qëndrimi im në parim.

Previous Post

Hamiti për Enver Malokun: Mallkimi për jetën e tij të shkurtër u bënë besimi, guximi dhe fuqia e tij

Next Post

Reforma/ Reagon sërish Basha: Rama do të jetë vetë kryeprokuror, ne nuk luajmë ballo maskash

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Reforma/ Reagon sërish Basha: Rama do të jetë vetë kryeprokuror, ne nuk luajmë ballo maskash

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.