“Shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet”, ka thënë Meta.
Kreu i Kuvendit ka shprehur keqardhjen e tij për qëndrimin e presidentit Ivanov ndaj platformës së partive shqiptare, duke nënvizuar se retorika të tilla dëmtojnë stabilitetin rajonal.
“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare, të cilat mënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike, si garanci për stabilitetin e vendit fqinj”, ka vijuar Meta.
“Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, përfundon kreu i Kuvendit.






















