Mësuesja e fillores së një shkolle në Sidnej, Reem Allouche, gjatë një takimi me femrat të regjistruar në video, thotë se rrahja e gruas është një “akt simbolik” dhe shton se në rrahje lejohet edhe përdorimi i shkopinjve të vegjël.
Në një moment ajo tregon edhe se si duhet përdorur shkopi, duke goditur me shaka pjesëtaren tjetër të panelit.
Mësueja thotë se gratë duhet të rrihen vetëm nëse janë kapur në mëkat. “Mosbindja ndaj burrit, aktet imorale dhe tradhtia. Këto janë gjërat që meritojnë ndëshkim”, tregon Allouche.






















