Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka thënë se veteranët falsë paraqiten pas çdo lufte, por Kosova ka gabuar me verifikimin.
Në një intervistë për ‘Kosova Sot’, Mesiq theksoi se në Kosovë do të duhet të vijë një gjeneratë e re në politikë, për të parë një qeverisje të pakorruptuar.
Për luftimin e korrupsionit, ai tha se duhet guxim dhe vullnet politik. Mesiq u shpreh se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së. Ish- kreu i shtetit kroat, flet për raportet mes dy vendeve, Gjykatën Speciale dhe verifikimin e veteranëve të luftës. Sipas tij, Kosova me mirë i ka punët e brendshme se sa imazhin e jashtëm dhe kjo sipas tij duhet ndryshuar. Ai ka sugjeruar se Kroacia i ka verifikuar veteranet përmes listave të luftës dhe jo përmes aplikimeve. BE-ja ka pohuar ai nuk ka një strategji unike kundruall Ballkanit, por pavarësisht kësaj BE-ja do të arrije sipas tij, të bëjë politika unike kur janë në pyetje çështjet e integrimit.