Djali i deputetit Fatmir Xhindi të vrarë në rrethana ende të panjohura në vitin 2009, i ka uruar ditëlindjen të atit të tij. Amarildo Xhindi shkruan në Facebook se miqtë e tu, ata të vërtetët, që dallohen, kanë ngel ca, vazhdojnë na përkrahin kur i takojmë, por ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar për të vërtetën e madhe, se kohëra të vështira sot. 7 vjet pas vrasjes së deputetit të PS-së ende nuk ka një autor të ngjarjes.
Komenti i plotë i Amarildo Xhindit në Facebook…
“U be ca kohe qe na mungon fizikisht, mos ki merak nga mendja e zemra veshtire te shkeputesh. Jam menduar shpesh per gjerat qe kemi fol, e jam perpjekur te pershtas fjalet e tua me kohen. E pamundur babo! E pamundur per vete faktin qe nuk je ketu me mua t’me besh te kuptoj ndryshimin, po kam nje siguri ne vetvete, qe edhe ti do e kishe te veshtire ti pershtasje fjalet e tua kohes se sotme. E dhimbeshme babo!
Na ke lene nje emer te madh pas, shume nga ata qe te kane njohur, na mbeshtesin, pjesa tjeter qe ka degjuar per ty, gezojne respekt. Faleminderit babo! Miqte e tu, ata te vertetet, qe dallohen, kane ngel ca, vazhdojne na perkrahin kur i takojme, por ndihen te pafuqishem per te ndihmuar per te verteten e madhe, se kohera te veshtira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jete ca e veshtire, por jo e pamundur. Na ke ne babo!
Sot ke diten e lindjes, 1 prill 1960, dite e shenjte per ne, djemte e tu, mamin, nenen e gjithe te tjeret. E shenjte per ne, e genjeshtert per te tjeret babo! Kam shume per te thene sot, por veshtire te besoje kush. 1 Prilli babo! Kartonin e kuq e me buzeqeshje ne buze… I rralle mes te shumteve babo!”.















