Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka postuar një fotografi me disa fëmijë, më të cilët ishte takuar pas një shëtitje në parkun nacional ‘Gërmia’. Nga kjo fotografi e Thaçit më fëmijë është prekur shumë nëna e një djaloshit, i cili humbi jetën duke punuar në ndërtimtari.
Bukurije Arifi, nëna e djaloshit tashmë të ndjerë ka shkruar se e mallkon shtetin e Kosovës pasi që nuk ia mundësuan familjes së saj një vend më të mirë pune pas kthimit nga Zvicra.
Zonja Arifi po ashtu shpreson se prindërit e fëmijëve në fotografi janë të punësuar dhe ia sigurojnë atyre një jetë më të mirë.
“Zotri president ishalla kta rini ikan prind e punsum se mua me vdiq djali para gjasht jave 18 vjeqar tu e punu po ta kishte babin e punsuar me nje rrog mujore nuk dot punonte djali im ndertimtari e kisha vetem at djal as nje fmi tjeter e mallkoj shtetin e kosoves pse nuk kan mundsi punsimi u kthyem nga zvicra mbas lufte me nje shpres shum t madhe se do punonim e jetonim ktu n vendin ton”, ka komentuar nëna e djalit të humbi jetën javë më parë.

















