Kanë ardhur ndihmat për 13-vjeçarin nga Elbasani që duhet të operohet për të mos humbur këmbën.
Deputeti Taulant Balla ka bërë të ditur përmes “Facebook”, se një spital privat në vend ka marrë përsipër operacionin e djalit.
“Dje u njoha me kërkesën e familjes Muça nga Kodra Bujaras e Elbasanit për nevojën e një operacioni të specializuar nga mjekë të huaj për djalit 13-vjeçar Kleo Muça. Jam shumë i gëzuar të ndaj me ju lajmin shumë të mirë. Shkoftë me sukses operacioni i dashur Kleo, jemi me ju familja Muça. Edhe një herë faleminderit doktorëve dhe infermierëve”, shkruan Balla.
Babai i 13-vjeçarit të enjten bëri thirrje për ndihmë, duke thënë se nëse nuk do të gjene zgjidhje, do të detyrohej të shiste djalin tjetër. Pas kërkesës së Ballës, spitali në fjalë mori përsipër ndërhyrjen kirurgjikale.















