Në vendin e ngjarjes, për të mbikëqyrur dhe koordinuar operacionin ka qenë i pranishëm edhe nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e paradites, kur Qosja, i njohur në zonë si person me probleme mendore por i padokumentuar si i tillë, nisi të qëllonte në ajër me automatik.
Të alarmuar, banorët lajmëruan policinë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat u gjendën nën breshërinë e plumbave të qëlluar nga autori. Për pasojë gjeti vdekjen efektivi Ardian Kodra, 50 vjeç.





















