• Latest
  • Trending
  • All

Mero Baze shpall prishjen e Ramës me Kokëdhimën. “Shekulli” e sulmon: Je maskë

11/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mero Baze shpall prishjen e Ramës me Kokëdhimën. “Shekulli” e sulmon: Je maskë

11/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi

Një konflikt i hapur shumë kohë më parë se sa kjo mazhorancë të vinte në pushtet, ai mes Koço Kokëdhimës dhe Mero Bazes, ka arritur tani në pikën kulminante. Mero Baze ka shpallur dy ditë më parë ndarjen përfundimtare të ish deputetit të Jugut me Edi Ramën. Duke kujtuar një editorial të tij të këtij fillim mandati, ai shkruante: “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën. Tani siç duket nuk e ka më dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!”

Po në të njëjtën ditë, Baze përmendte edhe të gjitha dëmet që Kokëdhima sipas tij i ka sjellë PS-së, që nga konflikti me LSI në Jug, tek tentativat për të shndërruar pushtetin lokal në një biznes privat, propozimet për të legalizuar drogërat e lehta, e të tjerë:

“Prej vitit 2013, kur Edi Rama, për dobësitë e tij të pashpjegueshme, e katapultoi atë në politikë, kam qenë një kritik i ashpër i tij. Kam qenë po ashtu denoncuesi i parë i kontratave që i hoqën atij mandatin e deputetit, apo disa ideve tërësisht regresive që ai tentoi t’i bënte funksionale në emër të së majtës në pushtet, siç ishte liberalizmi i drogës, krijimi i konsorciumeve mes biznesit dhe bashkive për kontrollin mbi tenderat. etj”, shkruan Baze.

Por këtij editoriali të fundit i është përgjigjur sot gazeta e Kokëdhimës, “Shekulli”. Ish deputeti ka vënë gazetarin e paguar prej tij, Arben Rozhani për të hartuar një shkrim therrës kundër Bazes, të cilit i kujton të shkuarën e vet tejet të ashpër kundër socialistëve, duke e konsideruar si shërbëtor të Berishës dje dhe të Ramës sot.

Në sfond të editorialit të Shekullit, i cili në dukje lexohet si një klithmë kundër drejtorit të Tema-s, duket në fakt një betejë konkurrence e Kokëdhimës, që i bën thirrje Ramës të mos dëgjojë gazetarin që thurr akuza kundër tij:

“Mero Baze është sot zëdhënësi i atyre që komplotuan kundër mandatit të Kokëdhimës, për t’u dhënë mesazhin deputetëve të tjerë që të mos dalin nga rreshti dhe të bënin siç urdhëron kupola e partisë, edhe pse ky nuk është vullneti i elektoratit. Atë dhe padronët e tij i shqetëson fakti se Kokëdhima nuk u bë i pasur nga politika, por hyri i pasur në të, se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, por kërkon një rrugë të miratimit të saj që nuk çon në dështimin e saj, që nuk ka çifligje elektorale, por zgjedhës që presin zgjidhje”, shkruan Shekulli, i cili e mbyll shkrimin në të njëjtën mënyrë si editoriali i Bazes:

“Shërbëtori Mero shpërblehet sot, falë shërbimeve si maskë me pagesë për llogari të luftrave të brendshme në PS dhe në kampin e shumicës. Ndërsa qeveria nuk ka më nevojë për armiq. I del Merua, “miku që ia do të mirën” të majtës”. /Lapsi.al/

Dy shkrimet e plota te konfliktit:

Mero Baze, “një mik që ia do të mirën” të majtës

Nga Arben Rozhani

Dikur funksiononte me anë të letrave anonime, si në rrëfenjat popullore, ku nënshkruesi ishte “një mik që ta do të mirën”. Atëherë punonte shërbëtor me kohë të pjesshme. Ndërsa tani që punon shërbëtor me kohë të plotë, firmos me emër, por ka mbetur “një mik që ta do të mirën”. Është i njëjti shërbëtor: Mero Baze. Ka ndërruar porositësi i shërbimeve të ulëta. Nuk është më Sali Berisha dhe segmente të të djathtës, por elementë të kupolës së majtë dhe brenda qeverisë së Edi Ramës.

Koço Kokëdhima është një prej personazheve publikë, për të cilin nuk ka lënë gjë pa shpifur. Është ndoshta ndër më të sulmuarit në galerinë e personave publikë, dhe jo vetëm, që janë bërë objekt i sulmeve, intrigave dhe shpifjeve të ulëta, për llogari të personave të veshur me pushtet.

Galeria është termi i duhur për ish-inxhinierin e minierave, apo siç njihet në termonologjinë studentore, si urith. Nuk e përballoi dot profesionin për të cilin ishte diplomuar dhe e këmbeu nëntokën e pasur shqiptare të mineraleve me atë të medias së sapoliberalizuar shqiptare, pas ndryshimit të sistemeve në vitin 1990. Një urith mediatik që nga nëntoka e errët e lidhjeve me pushtetin e radhës, në emër të të të drejtës së shprehjes dhe lirisë së informimit ka bërë me qindra vrasje morale të urdhëruara prej padronëve të radhës.

“Miku i të majtës”

Mero Baze, të paktën prej 25 vitesh, ka qenë “miku i të majtës”. Ja ka dashur shumë “të mirën”. Prej vitit 1992, kur u emërua që të kontrollonte linjën berishiste të lajmeve zyrtare në ATSH, ai i ka shërbyer verbërisht rregjimit që do të tentonte të kthehej në klikë fashiste dhe që kishte si synim eleminimin politik të opozitës, por edhe eleminimin fizik të drejtuesve dhe aktivistëve të majtë.

Është për të ardhur keq që sot, në korrik 2016, ne duhet t’i japim të drejtë Fatos Nanos, kur deklaronte pak vite më parë, se PS-ja është katandisur në një parti pa memorie historike. Fytyrat e reja që e kontrollojnë atë dhe qeverinë e saj, kanë harruar dhe amnistuar krimet e Berishës dhe të shërbëtorëve të tij në vitet më të vështira dhe të dhimbshme për PS-në dhe të majtën shqiptare. Qindra socialistë të ndershëm u arrestuan, përndoqën apo dhunuan vetëm pse ishin të një partie kundërshtare në opozitë, apo vetëm pse protestonin për vjedhjen e votës.

Propaganda e PD-së, e lidhur ngushtë me SHIK-un famëkeq dhe e mbledhur përnatë në zyrën e ish-presidentit Sali Berisha bënte planet e errëta për të nxjerrë të majtën nga parlamenti dhe jeta politike, pse jo edhe jashtë ligjit, që Berisha të ishte diktatori i radhës dhe të rikthente diktaturën në vend.

Në ditët më të errëta dhe të vështira të të majtës, me kreun e PS-së të burgosur, Mero Baze ishte zyrtarisht korrespondent i radios “Zëri i Amërikës”, pra i politikës së administratës Klinton, e cila i kishte dhënë sinjale paralajmërimi qeverisë “Meksi”, pas prishjes së raporteve me Greqinë, thyerjen e vazhdueshme të kontrabandës së naftës ndaj Serbi-Malit të Zi si dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në vend dhe sulmeve ndaj opozitës së majtë.

Por nuk u ndahej “galerive”, nëntokës së errët të medias që kontrollohej nga Berisha dhe prej aty sulmonte të majtën, intrigonte për letra të Nanos, qypin me m… dhe guralecë, përçante drejtuesit socialistë, vishte Gramoz Ruçin me fustan që të arratisej në Greqi për të mos rënë në dorë të Berishës së donte ta arrestonte, shantazhonte drejtuesit vendorë…

Autorësinë e tij mbajnë dhjetra editoriale të botuara në gazetat që komandonte Berisha dhe ku ai mbante frymën, pasi bënte lidhjet e tij telefonike, ku raportonte për “Zërin e Amerikës”, sipas linjës zyrtare të qeverisë amerikane, ndërsa në shkrimet me emra të sajuar, sulmonte Shtëpinë e Bardhë, mbrojtjen që po i bënte Athinës zyrtare, sulmeve të padrejta ndaj demokracisë së brishtë shqiptare dhe presidentit Berisha. Ndërsa vendi ishte në ditët e para të konfliktit politik dhe social në shkurt 1997, ndryshe raportonte për revoltat në nisën në Lushnje dhe në Vlorë dhe ndryshe hapte titullin e madh në të gazetës së Berishës ku sulmonte “puçin ndërkombëtar” ndaj Sali Berishës, duke nënkuptuar SHBA-të dhe Greqinë.

Se sa e ngushtë ishte marrëdhënia padron-shërbëtor mes Berishës dhe Bazes e treguan 8 vitet në opozitë dhe më pas kandidimi i tij si deputet i PD-së në jug të vendit, ku nuk arriti të fitonte, sepse nuk e votuan as bashkëfshatarët e tij “kërcikuq” të asaj zone që, sipas rrëfimeve të gjirokstritëve të vjetër, më mirë shkonin të bënin pazarin në Janinë, se sa t’i grabisnin paraardhësit e Mero Bazes, mes gërxheve të Tepelenës. Dhe prishja e tyre dy vite më vonë nuk ndodhi aspak për çështje parimore, por sepse Berisha nuk mund të pranonte që Baze të zëvendësonte fëmijët e tij si sekserë të bizneseve familjare.

Një mendje e sëmurë

Koço Kokëdhima, botues dhe politikan i respektuar, që prej vitesh ndjehet i tronditur dhe i shqetësuar për sulmet pa bazë, intrigat pa fre dhe shpifjet më të ulëta, duhet të ndjehet i përkëdhelur nga fati, kur të lexojë p.sh. se çfarë ka shkruar Mero Baze pak vite më parë për Edi Ramën, qeveria e të cilit e përdor sot. Ai ishte pjesë e atij detashmenti politiko-mediatik që e kanë demonizuar figurën e Edi Ramës, që kur ishte në opozitë si një publicist i pavarur dhe më pas si kryetar bashkie.

Në fletët e gazetës së tij janë botuar akuzat më të përbindshme ndaj një pushtetari vendor, figure politike dhe për më tepër një qenieje njerëzore. Në redaksinë e gazetës së tij, në janar 2007 u gatua futja 71-vjeçarit të paralizuar, Akile Rama, si kandidat për kryetar bashkie në emër të partisë inekzistente Balli Kombëtar Demokrat. Qëllimi ishte malinj, që votuesit të ngatërroheshin nga mbiemri dhe t’i hiqeshin sa më shumë vota Edi Ramës, që kandidonte për herë të tretë për kryetar bashkie, përballë rivalit të PD-së, të ndjerit Sokol Olldashi.

Në ato ditë intrigash politike që gatuheshin në zyrën e kryeministrit Berisha, Mero Baze do të bënte edhe editorialin e radhës “Edi Rama dhe sulmet ndaj rivalëve”, ku shkruante gjëra të tmerrshme kundër kryetarit të bashkisë, për ta denigruar përpara votuesve të kryeqytetit paragrafe të të cilit mund t’i botojë vetëm një media që drejtohet nga mendje të sëmura.

Një shpjegim për sulmet ndaj Kokëdhimës

Që prej kandidimit si deputet i PS-së në qarkun e Vlorës dhe deri më sot që shkruajmë, Mero Baze ka rivalizuar fort Berishën në sulmet ndaj Koço Kokëdhimës, si për të treguar se janë ende në të njëjtën varkë politike dhe notojnë në të njëjtët ujëra të qelbura që vijnë nga gjirizet e ndyra të politikës. Është marrë me bizneset e tij, punën e tij si deputet, me familjen e tij, me bashkëpunëtorët. Ka shpifur sa nuk mban më, aq sa lexuesit e “Tema” online, të lodhur nga “përroi psiqik” kundër deputetit i shkruanin: “Po mjaft o Mero, se ke ngatërruar Koçon me Saliun”.

Por Baze, ështu si dhe padronët e tij, që e kanë porositur të bëjë sulmet e radhës, kanë të drejtë të sillen ashtu siç bëjnë, sepse Koço Kokëdhima e theu mitin e politikanit të gatuar në këto 25 vite në Shqipëri, marrëdhënies së tij me qytetarin, biznesin, ligjin dhe u ka prishur pazaret. Kryefjalë e sulmeve ka qenë se ai është promovuar nga Edi Rama dhe se ka fituar prej tij. Kokëdhima nisi jetën e tij si biznesmen që ditën e parë që u lejua sipërmarrja e lirë në vitin 1991 dhe si botues i suksesshëm në vjeshtën 1997, mbi të gjitha me gazetën “Shekulli” dhe me pas me botime të tjera periodike që kanë lënë shenjë në shtypin e shkruar shqiptar.

Edi Rama u bë ministër në qeverinë e majtë në vitin 1998 dhe më pas kryetar bashkie në vitin 2000. Media e tij ka qenë në shërbim të publikut dhe qartësisht majtas, por duke mos kursyer drejtues të të majtës apo në qeveri që punonin kundër interesave të vendit. Bie fjala, “Shekulli” denoncoi aferën me koncesionin e Rinasit nga qeveria e majtë e Fatos Nanos, si një marrëveshje skllavëruese në kurriz të shqiptarëve dhe koha i dha të drejtë Kokëdhimës. Po ashtu edhe tentativën e Nanon në vitin 2004 për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash të rrezikshme të Italisë dhe sërish fitoi beteja e drejtë dhe qytetare e Kokëdhimës. Ndonjë botues tjetër do të bënte lepe-peqe, siç bëri, për të fituar milionat, por Kokëdhima jo.

Fitorja e tij në një zonë bastion  të majtës në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare, siç ndodh rëndom, mund të ishte edhe fillim dhe mbarim, sepse këtë model deputeti kishte kultivuar politika shqiptare këto dy dekada. Por ndryshe mendoi dhe veproi Kokëdhima. Deputeti është përfaqësuesi i popullit dhe jo agai i zonës elektorale. Për të qenë sa më afër zgjedhësve të tij në Vlorë, ai hapi zyrat e deputetit, duke i financuar me paratë e tij, si porta të hapura të pushtetit për qytetarët. Janë me mijëra hallet e konsultuara në këto zyra në Vlorë dhe Tiranë, zgjidhjet e dhëna dhe falenderimet e qytetarëve që ishin mësuar me deputetë që i shohin një herë në 4 vite. Fryt i bashkëpunimit me elektoratin dhe forcimin e strukturave të PS-së në bazë ishte edhe rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 qershori 2015, ku e majta arriti të fitonte 5 bashki të rajonit Vlorë-Gjirokastër, duke e bërë PD-në inekzistente në bregdet.

Riorganizimi i PS-së në bazë ishte një sfidë tjetër e fituar nga deputeti Kokëdhima. Anëtarësia e PS-së në rajonin Vlorë-Gjirokastër u tre dhe katërfishua, me mijëra të rinj u ftuan dhe u bënë pjesë e struktrurave drejtuese në parti, e cila deri dje ishte bërë një bunker që nuk pranonte prurjet e reja. Këto zhvillime nuk u pëlqyen drejtuesve vendorë apo eprorëve të PS-së në Tiranë që ishin mësuar me modelin e çifligut elektoral në bazë, duke e kthyer degën e partisë në një biznes familjar. E cilësuan “projekt pilot”, pra si të papranueshëm për partinë tradicionale, por sot kur po shohin prurjet e reja, freskimin e partisë, shtimin e radhëve dhe garancinë për fuqizimin e partisë më të madhe në vend, por që ishte tkurrur vit pas viti, “projektin pilot” duan ta aplikojnë në të gjitha degët e partisë.

Mero Baze është sot zëdhënësi i atyre që komplotuan kundër mandatit të Kokëdhimës, për t’u dhënë mesazhin deputetëve të tjerë që të mos dalin nga rreshti dhe të bënin siç urdhëron kupola e partisë, edhe pse ky nuk është vullneti i elektoratit. Atë dhe padronët e tij i shqetëson fakti se Kokëdhima nuk u bë i pasur nga politika, por hyri i pasur në të, se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, por kërkon një rrugë të miratimit të saj që nuk çon në dështimin e saj, që nuk ka çifligje elektorale, por zgjedhës që presin zgjidhje.

Shërbëtori Mero shpërblehet sot, falë shërbimeve si maskë me pagesë për llogari të luftrave të brendshme në PS dhe në kampin e shumicës. Ndërsa qeveria nuk ka më nevojë për armiq. i del Merua, “miku që ia do të mirën” të majtës.

Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

Nga Mero Baze

Koço Kokëdhima është kthyer në  një personazh të dashur për opozitën. Ky është një lajm i mirë. Prej vitit 2013, kur Edi Rama për dobësitë e tij të pashpjegueshme, e katapultoi atë në politikë, kam qenë një kritik i ashpër i tij. Kam qenë po ashtu denoncuesi i pare i kontratave që i hoqën atij mandatin e deputetit, apo disa ideve tërësisht regresive që ai tentoi t’i bënte funksionale në emër të së majtës në pushtet, siç ishte liberalizmi i drogës, krijimi i konsorciumeve mes biznesit dhe bashkive për kontrollin mbi tenderat etj.

Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së majtës në Jug të Shqipërisë, duke tentuar të krijojë një strukturë të tij paralele me Partinë Socialiste, e fokusuar tek kontrolli mbi burimet njerëzore dhe tenderat, duke shkaktuar përçarje të mëdha. Në tre rrethet e Jugut, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, tre kandidatët e tij për kryetar u rrëzuan nga socialistët, jo se nuk e meritonin, por vetëm se i mbështeste ai.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t’i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërisht anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish- NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish- kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ‘90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pamvarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq, dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules, që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. i autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si “viktima” e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq, që ja ndollën dhe gatun vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private, duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

Tani, unë nuk e di çfarë do bëjë kjo zonja me votën e saj, dhe as sa punë do prishë për fatin e reformës, por di të them se Kokëdhima është kthyer në shtratin e vet, atje ku duhet të ishte, mes të frikësuarve nga ligji, drejtësia dhe ndëshkueshmëria, dhe nga ku gabimisht Edi Rama e ngriti dhe e futi brenda në Partinë Socialiste. Nëse Kokëdhima ka fuqi të jetë tutor votash femrash, le ta bëjë dhe këtë, se një drejtësi që vjen nga votë tutorësh nuk i duhet kujt.

Është i vetmi rast kur duhet të gëzohen të gjitha palët, Berisha dhe kundërshtarët e reformës që ju shtua një si vetja, dhe socialistët që shpëtuan nga një i tillë.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri- tjetrit që “ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën”, se si bëjën plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund se “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën”. Tani siç duket nuk e ka më, dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!

Tags: edi rama
Previous Post

OKB: Fitimet nga droga në Shqipëri 340 milionë USD në vit, sa 2.6% e PBB-së

Next Post

Peticion per doreheqjen e Ministrit te Shendetesise Ilir Beqaj

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Peticion per doreheqjen e Ministrit te Shendetesise Ilir Beqaj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.