“Presidenti Trump dhe unë kemi zhvilluar raporte të mira pune, përkundër pikëpamjeve të ndryshme”, ka thënë Merkel.
“Kur ne flasim në lidhje me konfliktin në Ukrainë, luftën në Siri apo edhe luftën kundër terrorizmit të gjitha këto janë konflikte janë në pragun e derës në Evropë”, u shpreh kancerlarja gjermane.
“Dhe në qoftë se duam të zgjidhim këto probleme dhe t’i ndihmojmë njerëzit, atëherë kemi nevojë për përkrahje të madhe nga SHBA”, ka deklaruar Angela Merkel.
Kohë më parë kancelarja e Gjermanisë realizoi një vizitë me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.






















