Vendimi i saj vitin e kaluar për t’i lënë hapur kufijtë gjermanë, bëri që rreth 900 mijë refugjatë, shumica myslimanë, të mbërrinin në Gjermani.
Kjo ka shkaktuar frikë në mesin e votuesve rreth emigracionit dhe ia ka zbehur popullaritetin e vet Merkelit.
Në një intervistë, Merkel ka thënë se është e padiskutueshme se agresioni është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit.
“Tani, konfrontimet nga mediat sociale janë më të gjera dhe mprehta… kjo është demokracia sot”, tha Merkel.
Ajo insistoi se kjo nuk do ta ndalojë atë së tentuari t’ua shpjegojë njerëzve politikat e veta.
“U kam qëndruar pranë vendimeve të mia themelore, me gjithë kundërshtimet në rritje”, tha ajo.






















