Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Turqi, ku u prit në aeroport nga kryeministri Ahmet Davutoglu.
Ajo iu drejtua menjëherë qytetit jugor të Gaziantep, afër kufirit me Sirinë, ku në kryetemë e bisedimeve do të jetë kriza e refugjatëve.
Veç Merkelit në Turqi do të jetë edhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe zv. presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Zyrtarët në fjalë do të inspektojnë kushtet e jetesës për rreth 5 mijë refugjatë, të cilët janë të strehuar në kampin Nizip.
Delegacioni pritet të hedhë dritë mbi pikëpyetjet që shoqëron ligjshmëria e marrëveshjes për refugjatët BE-Turqi.
Ankaraja ka paralajmëruar Berlinin se marrëveshja mund të dështojë nëse premtimet e BE-së për ndihmën financiare prej 6.8 miliardë eurosh dhe për liberlizimin e vizave, nuk do të plotësohen.















