Kancelarja gjermane Angela Merkel do të qëndrojë për rreth 4 orë në Tiranë gjatë vizitës së saj më 8 korrik, në kuadër të turit ballkanik.
Sikurse parashikohet ne axhenden e zbardhur nga zyra e kryeministrisë, kancelarja do të pritet në Aeroportin e Rinasit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Zonja Merkel mbërrin në kryeministri rreth orës 14 e 15 dhe sipas informacioneve, ajo do të mbajë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama.
Dy zyrtarët e lartë do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Takimi i dytë dhe i fundit dypalësh i Merkel, do të jetë me presidentin Nishani.
Më pas zonja Merkel merr pjesë në Forumin Ekonomik, përpara largimit në orën 18:00.
Ndalesa e radhës e kancelares gjermane në kuadër të turit ballkanik, do të jetë Sarajeva dhe Beogradi.
Sikurse bëhet me dije, masat e sigurisë gjatë kësaj vizite do të jenë po aq të larta sa gjatë vizitës së Papës dhe Kryeministrit Vuçiç në Tiranë.















