Këtij aktiviteti i ka ndihmuar edhe Komuna e Drenasit, ku familjet janë përzgjedhur nga Komuna e po ashtu ka siguruar edhe lokacionin dhe kompaninë e shpërndarjes së pakove, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar mërgimtarin dhe organizatën “Ndihmo edhe Ti”, për këto ndihma dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme çdo herë ti bashkëngjitet këtyre aksioneve.
Mërgimtari Hoti në Komunën e Drenasit ka ndërtuar 6 shtëpi për familjet ne nevojë, ndërsa për secilën festë, ai ndanë pako ushqimore për qindra familje.























