Menduh Thaçi ka thënë se kjo gjendje duhet të menaxhohet në mënyrë emergjente. Sipas tij, së pari duhet të menaxhohet çështja e protestave. Pastaj, duhet të anulohet vendimi i gjykatës. Ai ka thënë se të gjithë protestuesit që mbahen në burgje duhet të lirohen. Edhe ata që përndiqen nga protestuesit duhet të lirohen.
Kjo është faza emergjente. Pastaj, siç ka thënë Thaçi, duhet të shqyrtohen edhe çështjet tjera. Pa përjashtuar këtu sipas tij, edhe çështjen e Marrëveshjes së Ohrit.
Ai ka thënë se këto kërkesa nuk i ka për të ardhur në pushtet. Madje, ai ka thënë se ka pasur disa herë rastin që të futet në qeveri.
Ai ka thënë se Ali Ahmeti është ai i cili duhet të largohet menjëherë nga pushteti në mënyrë që të jap sinjale, dhe t’ia heq legjitimitetin kësaj qeverie.
Menduh Thaçi: Shqiptarët u zhgënjyen për 12 vjet me radhë, pritej ky eksplodim
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë për emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm pjesë e turbullirave, që nuk e dimë nga vijmë.
Ai ka thënë se rasti i fundit gjyqësor nuk mund të eksplodoj kaq shumë. Sipas tij, ka shumë vite që janë grumbulluar problemet. Për 12 vjet sipas tij, ka pasur zhgënjime shumë të mëdha për shqiptarët.
Thaçi sot se shqiptarëve u bë e padrejtë. Ai ka thënë se askush nuk u mërzit pse iu uzurpua vullneti shqiptarëve.
















