Nga Selim Belortaja
Ka vite që sipërmarrësit shqiptarë na “durojnë” me shpirt ndër dhëmbë ne “doktorave të ekonomisë” me vëzhgimet e logjikimet tona. Ka po kaq vite që unë i lexoj mjaft mirë se ç’mendojnë brenda tyre ..së paku ..më të mëdhenjtë prej tyre. Qejfi i tyre për të na parë në tryezat ekonomike jo vetëm thjesht ka rënë. Por është kthyer në..bezdi! Doktora e profesora? E kush pa hajër prej tyre? Këta s’blejnë dot ..as xhaketën që kanë veshur!!! Pastaj po e desh puna, ..ne bëhemi vetë doktora për ..1 javë!!
Këtë gjë shpreh pak a shumë edhe një “shuplakë” që na jep ne teoricienëve, një biznesmen i nderuar, i cili si të thuash ..na ka marrë në analizë! Është pak e pazakonshme. Biznesmenët tani s’mjaftohen me suksesin e tyre ..biznesor. Kanë vendosur të hidhen më tutje: po marrin në shqyrtim edhe vetë ..akademikët e kërkuesit!!
Konkluzioni ku mbrrin sipërmarrësi-analist është i troçtë: Doktor-profesorat tanë të ekonomisë janë ..të pavlerë, ..përderisa nuk kanë asnjë ..shkëlqim në biznes!!
Përgjigja ime si “doktor” s’mund të jetë veçse ..”e varfër”. Ashtu si llogaria ime bankare. Ja çmund të them unë si përgjigje: E para, jam i ngushëlluar që bota akademike në gjithë globin s’para shkëlqen nga ..suksesi sipërmarrës. Megjithatë këshilltarët ekonomikë -psh të Presidentëve të ShBA, nuk kanë qënë sipërmarrës, por thjesht ..profesora e studiues! nga ata me rrogë!! E dyta, Ju e dini shprehjen “mos më pyet për milionin e parë!?”. Ndërsa “doktori” nuk ka se si të mos mendojë e deklarojë edhe për …dhjetshen e parë!!! E treta, unë doktori ekonomik psh., provova njëherë të hyj në një biznes të thjeshtë. Pas një viti filmi mbaroi! Pse? E pamundur që: me komunën, me elektrikun, me ujësjellsin, me tatimorët, me mjedisorët, me ndërtimorët, me inspektorët palë palë, me policinë rrugore që gjuante makinën e punës, me grosistin që na furnizonte me moton ..”jo po ..s’bëhet kështu si shkruhet”, bile edhe ..me blerësit, të cilët vazhdimisht dyshojnë tek ..rregullsia -të bisedoje me gjuhën ..ekonomike. Në thelb, të gjithë donin ..lek prej “biznesmenit!!”. Lek, të cilat një njeri me formim ..edhe sikur t’i ketë, thjesht ..nuk i paguan dot ..nën dorë!! Një sipërmarrës i tillë “mbytej” që në embrion, në se ai nuk kishte: -ose një mbrojtje horrash (e mira është të ishte horri vetë), – ose një mbrojtje shtetërore. Ka pas dhe plot përjashtime sigurisht. Si përjashtim e rendis unë edhe autorin në fjalë. Siç ka edhe biznesmenë mendjendritur edhe në diskutimi akademik. Por deri dje së paku -kjo e jona nuk ka qenë një shoqëri ..mendimi e analize shkencore. Përkundrazi.















