• Latest
  • Trending
  • All

Memorial në 105 vjetorin e masakrave serbe në Lumë

28/01/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Memorial në 105 vjetorin e masakrave serbe në Lumë

28/01/2019
in Edukimi, Histori

Prof.dr. SHEFQET HOXHA


Më 14 dhjetor 2018 populli dhe Bashkia e Kukësit u blatoi 2000 martirëve të masakruar nga forcat ushtarake serbe, në njëqind e pesë vjetorin e rënies, një muranë gjaku.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Është një vepër kjo tejet e lavdërueshme.

A mos pak vonë?

-Jo, sepse tre lapidarë janë ngritur më pare për këta martirë: në Topojan për 620 të rënë, në Përbreg për 375, në Kalis për 92. Këto vepra janë mirëpritur nga malësorët e Lumës, janë nderuar dhe martirët janë përkujtuar herë pas here. Luma dhe mbarë Kukesi nuk e harrojnë kurrë gjakun e vet, ani pse mund të ketë kritizerë te padishëm a smirëxhinj. Për këta do te lutemi: ‘’Fali zot se nuk dinë çfare thonë !’’ U kujtojmë atyre se holokausti i parë në Europë është zhvilluar në Lumë, në Kosovë dhe në Dibër (Hans Peter Rrallman).

1- Viti i sivjetëm shënon 105 vjetorin e kryengritjes antiserbe të shtator-tetorit 1913 në Shqipërinë Verilindore(Dibër,Lumë,Kosovë,Malësi e Gjakovës). Rëndësia e përkujtesës së kësaj ngjarjeje historike është dyfishe: E para,kjo kryengritje qe kundërpërgjigje e shqiptarëve ndaj padrjejtësisë që u bënte Europa duke i dhënë Serbisë tokat e tyre,pra qe nje reagim i menjëhershëm ndaj vendimeve te Konferencës së Ambasadorëve në Londër;
E dyta, sepse ajo la pas një plojë gjaku të panjohur më përpara, një genocid te paimagjinueshëm ndaj banorëve të Kosovës,Lumës,Dibrës me qëllim që t’i shfaroste e t’i zëvendësonte me serbë. Sipas zv/konsullit austo-hunguraz të Prizrenit, Kolhruss,’’ trupat serbe kanë marrë urdhër të djegin të gjithë fshatrat e Lumës dhe të Opojës dhe tëshfarosin popullsinëe këtyre viseve me qëllim që luftëtarët lumjanë të zhduken përfundimisht nga bota, sepse do të ishin rrezik për serbët…’’.Ndihmesa e lumjanëve në kryengritjen antiserbe të shtator-tetorit 1913,ka qenë e ndjeshme,prandaj është shkruar për të. Të pashoqe kanë qenë edhe mizoritë serbe ndaj tyre e këto kanë mbetur pa u vënë re,madje që në ndodhje të tyre. Në vjeshtën e vitit 1913, luftimet midis serbëve dhe lumjanëve(por jo vetëm te këtyre) u përcollën nga masakra, djegie, grabitje. U bënë shkrum e hi kulla, shtëpi,stane,mashna; u therën me bajoneta pleq, fëmijë e gra; u dogjën fshatra, u vranë ose u shkrumbuan qindra banorë, u grabitën mijëra krerë bagëti të imta e të trasha.Burimet dokumentare, plotësuar me të dhëna gojore e njoftime te shtypit të kohës, na mundësojne skicimin e kontributeve te lumjanëve në kryengritjen e vitit 1913. Ajo nga Dibra u shtri në Lumë e këtu flamurin e saj e mbajtën Qazim Lika e Ramadan Zaskoci, po ndihmuan edhe Osman Lita, Sali Spahia, Cen Daci, Ramadan Çejku, Dervish Bajraktari, Nail Hyseni(Gorë). Por qëndresa e lumjanëve,për të cilën s’po flasim sot, u fashit. Krahina ra sërish nën robërinë serbe(tetor 1913),por jo përjetësisht.

2- Si u mposht kryengritja, vijuan reprezaljet si një vit më pare(1912). Gjatë muajve tetor-nëntor 1913 forcat gjakatare të armikut të ngulura në pika dominuese, të mrojtura me ‘’tabe’’ e ‘’llogore’’, për të përballuar mësymjet e malësorëve të tërmegjur, me të cilët kishin ndërprerë çdo kontakt, me një histerizëm genocidist e mllef hienash, nisën te masakrojnë, të vrasin, të therin,, të rrjepin, të hedhin të gjallë në zjarre, gra,burra,femijë,pleq,t’u çanin barkun me bajoneta grave shtatzëna,të përdhunonin femrat që kapnin,të grabitnin vajza e nuse të reja e t’i nisnin drejt Shumadisë…., të përdhosnin vendet e shenjta të kultit mysliman, xhami, teqe, tyrbe.Pa çelur mirë dita ushtarët serbe mbyllnin shtigjet e leqet e katundeve, pastaj fillonin gjahun; kapnin kë te mundnin pa dallim moshe e seksi, i lidhnin me konopë, me tela, me zingjirë dhe i vargonin njëri pas tjetrit ose i truçonin nëpër pika të caktuara dhe hidheshin mbi prenë e tyre me plumba , me thika me zingija që të merrnin gjakun e ‘’stërvinave’’ të tyre që u kishin mbetur në nëntorin e vitit 1912 e në tetorin e 1913-ës nëpër prrocka, sheje, përroje të Lumës. E, në këto mynxyra shiheshin sy me sy bijë e prindër,motra e vëllezër, gra e burra.

Me këto aksione të përgjakshme gjatë rrethit kohor vjeshtë 1912-vjeshtë 1913, barbarët serbe dogjën në Lumë mbi 700 shtëpi e kulla,vranë e therën mbi 1800 banorë, grabitën mbi 7000 krerë bagëti të imta e të trasha Brenda krahinës dhe disa mijëra të tjera që udhëtonin drejt brigjeve të detit Egje për dimërim. Sipas gazetës ‘’Shqipëria e Re’’,’’serbët në çdo vis shqiptar që shkojnë , vrasin,presin,burgosin,dhunojnë e plaçkitin popullsinë e pafajshme,vetëm se janë shqiptarë’’…..Kështu bënë ata edhe në Lumë ,jo thjesht për hakmarrje, por për pastrim etnik, madje ky ishte synimi kryesor i tyre. Gjakatarët serbë masakruan në Përbreg 375 vetë,në Topojan e Xhaferaj 500 vetë,në Brekijë 120, në Lojme e Nimçë 80 vetë, në Palush 100 vetë, në Ceren 40 vetë, në Morin 40 burra, në Bardhoc, në Gjegjan, në Tejdrine, në Kalimash, në Surroj, në Kryemadh, në Gëdheshtë, në Pistë etj. Luma u shëndërrua në lumë gjaku.Dëshmi për këto masakra në Lumë kemi prej raporteve të konsullatave të huaja në Prizeren, nga shtypi shqiptar i kohës dhe ai socialdemokrat serb, nga gjurmues shqiptar e të huaj,(Leo Freundlich, Edit Durham, Sotir Kolea, Lazër Mjeda etj,). Në ditët tona kanë gjurmuar për këto masakra edhe studiues vendës. Ja disa pohime për këto mynxyra:

Leo Freundlich : ‘’ Gra dhe fëmijë, pa ekzagjerimin më të vogël janë zhytur në kashtë dhe janë djegur të gjallë përpara baballarëve e bashkëshortëve të tyre, të lidhur këmbë e dorë. Gra shtatzëna janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e porsalindur janë ngritur përpjetë me bajoneta…. E tërë kjo duket e pabesueshme, por është e vërtetë.Katërqind burra lumjanë që u dorëzuan vullnetarisht u çuan në Prizeren, ku, pastaj, u mbytën përditë me grupe dyzet-gjashtëdhjetë vetësh. Në rajonin e Lumës, u shkatërruan krejtësisht 27 fshatra…’’.

Edith Durham: ‘’ Nga krahinat e pushtuara vinin njoftime të dhimbshme për mizoritë e egra që bënin serbët dhe malazezët ndaj popullsisë shqiptare. Dhe pushtuesit jo nuk i fshihnin bëmat e tyre, por,përkundrazi, ata mburreshin me to. Nje officer serb desh u mbyt me birrë nga e qeshura kur me tregoi sesi ushtarët e tij kishin therur me bajoneta gratë dhe fëmijet e Lumës…’’.

‘’Radnicke Novine’’,(nr.22,9 tetor 1913); ‘’…Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilët nuk ngeli absolutisht askush gjallë… I mblidheshin tubë, nga 40 deri 50 njerëz dhe ashtu si ishin grumbull I thernin të gjithë me thika. Plaçkitje ordinere u bënë kudo. Oficerët rrëmbyen kope te tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizeren….’’.
Sotir Koleja, Lazër Mjeda dhe një Raport zyrtar i Fuqive të mëdha (1919) na kanë shpaluar mizori çnjerëzore të detajuara fshat për fshat(vrasja,djegie,grabitje). Në vazhdën e këtyre gjurmuesve kanë ecur Qamil Hoxha e Naim Manaj që kanë bubrruar në mjedise popullore e ndër bashkëkohës që u patën shpëtuar atyre barbarive. Qamil Hoxha ka mbledhur të dhëna gojore nga fshatrat Ploshtan,Gjegje,Mamëz,Nimçe,Resk,Surroj,Bicaj,Brekijë,Dafke,Përbreg,Ceren, Kalis etj dhe këto janë botuar (post mortum) nga pasardhësit. Naim Manaj ka shpaluar lista banorësh të masakruar në vjeshtë 1913 në Topojan,Brekijë,Lojme,Nimçe,Xhaferaj,Turaj dhe i ka botuar në gjallje të tij.Në saj të këtyre kontributeve ne kemi pothuaj të plotë pamjen e mizorive serbe mbi banorët e Lumës në vjeshtë 1913, po edhe qëndresën e tyre mbinjerëzore për të mbetur sa më shumë gjallë në trojet qe trashëgonin prej të parëve. Kërkimet e mia në rrethinën e Malziut vijnë e plotësojnë të dhënat për mizoritë serbe në trevën e gjërë të Kukësit në vitet 1912-1913,(botuar në librin ‘’ Barbaritë serbe në Lumë’’, 1912-1913).

Është interesant të kujtojmë edhe një dëshmi që na ka sjellë në mënyrë të letrarizuar Novalis(një pseudonim ) në ‘’Gazeta e Re’’ (1928): 28 gra-28 martire (kushtuar nanave shqiptare që i dhanë fatosa Shqipnis). Autori ka shkruar : ‘’….Ushtritë serbe po shtriheshin në viset shqiptare të Lumës e aty, n’emën të qytetnimit me zjarm e me shkretnim, po mundoheshin me ua thye shqiptarëve atë kryenaltesinë e tyne legjendare…’’. Por as burrat ,as gratë-sipas tij-nuk u gjunjëzuen ; madje 28 sokolesha nga Luma e Epërme (Opojë) përsëritën aktin e motrave të tyre suljote, duke u hedhur nëpër puse . ‘’A dëgjoni, mori lum motra, burrat na i vranë , vllaznit po, prindët po, fëmijët na i lanë jetima rrugëve, tokë e shtëpi na i shkretuen, por për të gjitha këto qemë tue ba gajret, tue qëndrue, por medet halli i zi që na ka gjetë; jam tue ndi se ushtrija e anmikut e ka menden me na marrë si role, me na përdorë si gja e tyne derisa sokolat tanë të bijnë në dorë…’’

Megjithatë ,Luma edhe pse u vorfnue e u rrallue, nuk ra , nuk vdiq. Ka pasë shkruar Gj. Fishta : ‘’Qe pra sot po ka Shqipni, qe pra sot po ka Shqiptarë!’’.

Masakrat serbe në Lumë (1912-1913) zënë vetëm një krye në tubën e mizorive serbe në Shqipëri, sepse Beogradi ka synuar gjithnjë zgjerimin e kufijve , tjetërsimin e popullsisë anase në aspektin kombëtar e fetar, daljen në brigjet e detit Adriatik. E, Luma, Kosova, e Dibra kanë qenë si lisi para farkës. Luma qe goditur në vjeshtën e vitit 1912, në vjeshtën e një viti më pas (1913), më 1915, në vitet e zeza 1918-1921. Por, për fat të mirë, as s’u shua, as nuk mbeti nën sundimin serb, edhe përkundur grykësise së pamatme të krajlave të Beogradit. Nuk u shua raca shqiptare as në Dibër, as në Malësi të Gjakovës, as në Has, as në Kosovën martire, e cila tanimë ka fituar lirinë dhe ka formuar shtetin e vet. Të gjitha këto vise përballuan me sukses holokaustin e parë në historinë e Europës, por Kosova edhe atë me te fundit, më të madhin, që njeh ky kontinent: përzënien e mijëra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore(1999).E, kësaj here Luma e përgjakur me 1912, 1913, 1915, 1918-1921, pse dinte ç’janë barbaritë, grabitjet, përzëniet, ia doli të presë me bujari mijëra kosovarë që u përzunë nga Milosheviçi. Kukësianët bënë, ç’mund të bënte vëllau për vëllaun dhe merituan titullin e lartë ‘’ Nderi I Kombit’’. E, sot, edhe pse vonë, populli dhe Bashkia e Kukësit, si peng nderimi, po u blatojnë martirëve lumjanë të masakruar nga shovinistët serbe në vitet 1912-1913 një muranë gjaku, që tregon se Luma nuk i ka harrua bijtë e vet.

Dhe nuk do t’i harrojë!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Tags: Lumamasakrat serbeShefqet Hoxha
Previous Post

Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën me automatizëm në OKB

Next Post

Mjaft më me llogje për arsimin e lartë!

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Mjaft më me llogje për arsimin e lartë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.