Instituti i Integrimit te ish-Perndjekurve se bashku me Fondacionin Konrad Adenauer bashke-organizuan tryezen nderkombetare per ngritjen e Memorialit Kombetar ne nderim dhe respekt te ish-Pendjekurve Politike.
“Kishim te pranishem institucione homologe nga Gjermania, perfaqesite diplomatike ne Shqiperi dhe vendimarres te institucioneve Shqiptare! U ra dakort qe do merret nje vend i pershtatshem perreth qendres se Tiranes qe me pas te lancohet nje konkurs nderkombetar per formen arkitekturore dhe estetike te ketij Memoriali!”, ben te ditur Bilal Kola.
Me poshte fjala e tij ne kete aktivitet:
Te nderuar Zonja dhe Zoterinj!
Se pari me lejoni t’Ju falenderoj perzemersisht per pjesemarrjen ne kete tryeze qe ne e kemi projektuar si gjith-perfshirese (pasi pervec jush qe jeni te pranishem ketu, kemi ftuar gjithe vendim-marresit relevante, qe nga Presidenti i Republikes, Kryeministri, si dhe disa deputete te opozites). Megjithate, nisur nga pjesemarrja, ne gjykimin tim – se paku kjo eshte nje tryeze mjaftueshmerisht perfshirese!
Gjithashtu, posacerisht dhe publikisht deshiroj te falenderoj bashke-organizatorin e kesaj tryeze, drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Zyra Tirane – Z. Walter Glos (Vielen Dank Walter!).
Te nderuar Zonja dhe Zoterinj!
Ne keto 25 vite te fundit, qe pas ligjit te pafajsise te ish-denuarve politike, ne si shoqeri, e shume me teper si organizma shteterore, kur vjen puna per trajtimin e te shkuares komuniste, FATKEQSISHT kemi zgjedhur te bejme strucin qe fut koken ne rere duke mos dashur te shoh asgje, e ca me keq akoma – duke shpresuar te mos e shoh askush…
Me lejoni te them qe ne krye te heres, se ne si komunitet i ish-perndjekurve politike thellesisht besojme se ceshtja e ngritjes se Memorialit Kombetar ne nder dhe respekt te Martireve te Lirise dhe viktimave te komunizmit nuk eshte nje ceshtje qe i perket vetem komunitetit tone, por ajo i perket gjithe shqiptareve qe jetojne aktualisht si dhe brezave qe do vijne – si nje moment i thelle REFLEKTIMI, EMPATIE dhe me doemos si nje element VLERESIMI HISTORIK.
Forma arkitekturore, simbolika dhe elemente te tjere artistike te Memorialit duhet dhe mire eshte te jene objekt debati dhe diskutimesh gjithe-perfshirese. Por ne si komunitet deshirojme qe sa i perket perbatjes – ky Memorial te mos reduktohej ne nje gje formale dhe per rrjedhoje “te thate”!
Ne deshirojme qe ky Memorial te sherbeje si burim frymezimi duke Personalizuar dhe jo Pergjithsuar. Ne kete kontekst, ne murin virtual te krenarise – pjese integrale e ketij Memoriali, me formatin e duhur teknologjik dhe estetik, ne deshirojme te sjellim ngjarje dhe episode konkrete si dhe emra te pervetshem qe njihen si ikona te komunitetit te ish-pendjekurve politike, (per te permendur pak prej qindra syresh) si psh:
Martiri, Sami Dangllia – nje patriot idealist qe vuajti kalvarin e burgut plot 44 vjet (1944-88) dhe vdiq ne burgjet komuniste!
Dinjitari, Xhevat Korca – I cili me vetedije u vete-flijua me greve urie duke mos lejuar poshterimin e pafund ne duar te xhelateve te Sigurimit!
Patrioti, Ibrahim Bicaku – I cili shpetoi qindra jete njerezish ne qytetin e Tiranes nga minimi qe kishin bere pushtuesit naziste!
Qendrestari vetemohues, Dom Simon Jubani – I cili megjithese ishte ri-denuar 7 here ne burg, mbas protestave te vazhdueshme nga Vatikani per lirimin e tij, refuzonte te lirohej nga Burgu i Burrelit ne rast se nuk lejohej te hapte Kishen e tij – dhe kete beri, sapo u lirua ne 1988 shtepine e tij e ktheu ne Kishe!
Teologu, Visarion Xhuvani – bashke-themelues me Fan Nolin i Kishes Auto-Qefale!
Kleriket, Mikel Koliqi dhe Afiz Ali Rizai – I pari I shpallur nga Papa Vojtila Kardinal I-re I Kishes Katolike, ndersa I dyti Kryetar I Komunitetit Mysliman!
Heronje e Martirizuar te Revoltes se Spacit: Hajri Pashaj, Zef Pali, Dervish Bejko e Skënder Daja!
E ndricuara, Sabiha Kasimati – akuzes se fabrikuar per terror, Shkencetarja Kasimati iu pergjigj se ajo – besonte te evolucioni dhe jo revolucioni, a cdo forme tjeter dhune!
Te Nderuar Zonja dhe Zoterinj!
Memoriali Kombetar I duhet metropolit te shqiptareve me shume se c’u duhet familjareve te mbi 6 mije te pushkatuarve me ose pa gjyq, mbi 20 mije te burgosurve dhe mbi 35 mije te internuarve (te cilet duhet te pranojme se ju duhet shume qofte edhe per te vene nje buqete me lule a per te ndezur nje qiri ne respekt dhe nderim te varrhumburve te diktatures) por shqiptareve iu duhet me shume per se paku tre arsye:
- Asnje komb qe aspriron dhe projekton te ardhmen me vlerat e demokracise, paqes dhe kohezionit social, nuk e varros me / ose pa dashje (sic fatkeqsisht kemi bere deri tani) te shkuaren e tij, sado e hidhur qofte ajo!
- Memoriali do te sherbeje si moment reflektimi, empatie dhe pse jo frymezimi per breza te tere shqiptaresh!
- Nisur nga eksperienca boterore, Memoriale te kesaj tipologjie shnderrohen ne vende peligrinazhi per vizitore vendas e te huaj duke e kthyer ate ne nje aset te cmuar per kryeqytetin tone!
Ju Falemnderit!















