Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se janë duke pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe do t’i respektojnë afatet ligjore për formimin e Qeverisë së re.
“Ne si parti i respektojmë procedurat ligjore dhe në këtë kuadër presim certifikimin e rezultateve për të ndërmarr hapat pasues siç e parasheh Kushtetuta dhe ligji”, ka thënë Krasniqi.
KQZ-ja pritet që t’i certifikojë rezultatet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat.
Më pas të drejtën për ta krijuar Qeverinë e merr partia ose koalicioni fitues, që e përbën shumicën.






















