Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk është marr fare me Kelmendin dhe as nuk e ka sharë e as lavdëruar të bëmat e tij.
Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:
Sot, me të arritur në Prishtinë nga Abu Dabi, ku mora pjesë në Forumin Global për Inovacione në Bujqësi, u njoftova me një “lajm” të shpërndarë dje gjatë ditës nëpër disa portale, sipas të cilit unë kisha komentuar në lidhje me një deklaratë të Zëvendës Kryeministrit Ramiz Kelmendi.
Dëshiroj të sqaroj se une nuk e kam bërë një deklaratë të tillë dhe nuk kam biseduar me asnjë gazetar në ditët e fundit, gjatë vizitës sime zyrtare jashtë vendit.
Më vjen keq që emri im është lakuar në një situatë të tillë. Po ashtu, jam i befasuar jo këndshëm me z. Kelmendi, i cili ka reaguar ndaj meje, pa e marrë mundin që ta verifikojë vërtetësinë e deklarimit.
Përndryshe, unë kam qenë indiferent si ndaj aderimit të z. Kelmendi në PDK, ashtu edhe ndaj largimit të tij. Andaj, as s’e kam lëvduar atëherë e as nuk e kam sharë tash. Tek e fundit, vlerat dhe të bëmat e secilit, veçanërisht të njerëzve të politikës, më së miri i njeh publiku.
E ritheksoj se çfarëdo deklarimi i publikuar dje dhe që më atribuohet mua nuk është i vërtetë dhe nuk është bërë nga unë.
Memli Krasniqi





















