Komuna e Medvegjës, nga dita e nesërme 28 nëntor do të drejtohet për herë të parë në histori nga një kryetar shqiptar, Florim Sahiti.
Pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Medvegjës, kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyre, por kompetencat e kryetarit të komunës i ka marrë Florim Sahiti, zëvendëskryetar aktual i Komunës së Medvegjës ,njofoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Sahiti do të drejtojë Medvegjën si kryetar i Komunës zyrtarisht nga nesër më 28 nëntor deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kjo është hera e parë në historinë e Lugines se Presheves që Medvegja të drejtohet nga një kryetar shqiptar.
Për herë të parë në historinë e krahinës së Preshevës tre qytetet shqiptare në Serbi udhëhiqen nga kryetar shqiptarë, ai i Preshevës Ragmi Mustafa, i Bujanocit Nagip Arifi dhe i Medvegjes, Florim Sahiti.
















