Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në Uashington, ku është takuar në Departamentin e Shtetit, me Thomas K.Yazdgerdi, Drejtori për Çështjet e Europës Lindore, si dhe me Kongresmenët Robert Aderholt, (Alabama), David Jolly, (Florida) dhe John Ratcliffe, (Teksas). Gjatë bashkebisedimeve, Mediu shpjegoi situatën në Shqipëri, qëndrimin e opozitës në lidhje me mosfunksionimin ligjor dhe kushtetues të Parlamentit. “Opozita ka kërkuar dhe kërkon që Parlamenti shqiptar të jetë përfaqësues i qytetarëve dhe jo klaneve me interesa jo ligjore dhe për më keq kriminale. Vendi i opozitës është në Parlament, por në një Parlament ku Kushtetuta, ligji të drejtat e opozitës respektohen dhe nuk janë të varura nga dëshira apo sjellja e mazhorancës, kryeministrit apo kryetarit të Parlamentit. Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si dhe problemet e ngritura në raportin vjetor të Komisionit Europian, janë detyrime të qeverise dhe Parlamentit”, është shprehur Mediu. Po ashtu u diskutua rreth angazhimeve të Shqipërisë në luftën kundër ISIS duke e pare atë si një kërcënim real global, por me një rrezikshmëri të madhe për rajonin dhe Shqipërinë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















