Duke njoftuar në lidhje me arrestimin e Thaçit, AP-ja vlerëson se kjo çështje mund të ndikojë në tensionet e vazhdueshme dhe situatën e paqëndrueshme në Ballkan.
AP përkujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkojnë nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij.
Kurse agjencia franceze vlerëson se pas ndalimit dhe arrestimit të Thaçit është krijuar një situatë që “mund të provokojë tensione të reja mes Beogradit dhe Prishtinës”.























