Gjatë marrjes dje në pyetje, sipas gazetës malazeze, Dikiq është përballur me faktet të cilat Prokuroria i ka për të.
Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë Dikiq.
Dikiq me grupin e serbëve tjerë është arrestuar për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe puç në Mal të Zi.
“Pobjeda” thekson se mediat e Podgoricës kanë raportuar se Dikiq në burg është ankuar se ndjehet i kërcënuar, respektivisht “frikësohet nga të burgosurit shqiptarë”.






















