Këtë lajm e kanë lançuar mediat greke, duke thënë se Kryeministri i ri Aleksis Tsipras i ka bërë ofertë Kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e Presidentit Grek.
Gazeta greke “To Vima” shkruan se Kryepeshkopi ka një simbolikë të veçantë për shtetin grek. Gjithashtu “To Vima” ka shtuar se Tsipras po mundohet të bindë Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të pranuar postin e Presidentit. Ndërkohë ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Aleksis Tsipras për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan gazeta greke “To Vima”.
Nga ana tjetër, burime pranë Kryepeshkopit Ansatas, thonë se ai ende nuk është prononcuar ndaj kësaj kërkesë, por është limituar te thotë se ai ka një mision për te kryer ne Shqipëri.















