“Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe mund të besojë se pas këtij suksesi, do të jetë gati për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës për shkëputje nga BeH. Moska ka ofruar mbështetje për Dodikun, ndërsa mbështetësit e tij janë të vënë pas ëndrrës nacionaliste për të formuar Serbinë e Madhe”, shkruan gazeta, transmeton lajmi.net.
Gazeta gjermane thotë, se nuk është çudi, pasi edhe popullata boshnjake ka reaguar më pakënaqësi ndaj kësaj çështje.
“Serbët munden vërtetë të largohet nga Bosnja dhe Hercegovina, por pa tokë”, e thonë qartë boshnjakët, referendumi është i barabartë me kërcënimin e luftës.
Siç thotë gazeta, natyrisht, se Brukseli dhe Uashingtoni e di se situata është e rrezikshme dhe mund të ketë përshkallëzim të situatës.
Berliner Zajtung, vlerëson se serbët e Bosnjës po tregojnë muskujt, dhe se referendumi është si një test kombëtar që ka të bëjë me shkëputje.
Referendumi nga Bashkimi Evropian ishte shpallur i paligjshëm. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq, kërkoi nga të gjitha palët të zgjidhin konfliktet “brenda kornizës ekzistuese kushtetuese” dhe me “dialog konstruktiv “, shkruan një tjetër medie gjermane.
Qytetarët e Republikës Serbe u përgjigjen me shumicë dërrmuese “po”, në pyetjen se a dëshirojnë që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”.






















