• Latest
  • Trending
  • All

Mediat e huaja përcjellin simpoziumin për Nënë Terezën në Shkup

17/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Mediat e huaja përcjellin simpoziumin për Nënë Terezën në Shkup

17/09/2015
in Lajme

Më 12 shtator 2015 Komuna e Çairit, nën kujdesin e Kryetarit Izet Mexhiti, organizoi simpoziumin shkencor me temë “Shkupi Nderon Bijën e Saj Nënë Terezën”. Ky aktivitet u zhvillua në Shkup në Holiday Inn për të kremtuar 65 vjetorin e themelimit të urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë, që Nënë Tereza themeloi në Kalkuta të Indisë më 10 shtator 1950.

Në simpozium morrën pjesë studiues të Nënë Terezës nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Maqedonisë, intelektualë, politikanë, personalitete të komuniteteve fetare, dhe përfaqësues të mediave.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë akivitet u mbajtën kumtesa nga Profesor Gëzim Alpion dhe Dr Dom Lush Gjergji.

Sociolog në Universitetin e Birmighamit në Angli, Alpion është cilësuar nga kritika botërore si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Dom Gjergji është Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, aktivist i palodhur për faljen e gjaqeve, dhe biografi më i shquar i murgeshës shqiptare ne Ballkan.

Në fjalën e tij Alpion ndër të tjera theksoi se “rebelimi” i Nënë Terezës në vitin 1947 dëshmoi vizionin e kësaj vajze shqiptare për rolin e aktivitetit misionar në Indinë e pavarur.

Në kumtesën e tij Dom Gjergji u ndal në të veçantën dhe të përbashkëtën e murgeshës shqiptare kur ajo njihej si Gonxhe Bojaxhiu, Motra Terezë dhe Nënë Tereza.

Në fund Alpion dhe Gjergji iu përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me tematikën e kumtesave të tyre, për aspekte të ndryshme të aktivitetit fetar dhe bamirës të Nënë Terezës si dhe të situatës në të cilën gjendet komuniteti katolik shqiptar në Shkup.

Simpoziumin e përshëndeti në emër to Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Hirësia e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Simpoziumi tërhoqi vëmendjen e disa mediave në Indi, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shkrimin me titull “Shkupi nderon bijën e tij Nënë Terezën”, botuar tre ditë para aktivitetit në New Delhi, C. M. Paul nxjerr në pah disa nga arritjet e murgeshës shqiptare gjatë aktivitetit të saj 69 vjeçar.

Në shkrimin e datës 16 shtator, të titulluar “Akademiku britanik shpjegon përse Nënë Tereza paraqitet si një fetare e lajthitur”, botuar në “Matters India”, theksi vihet veçanërisht në kritikën që Alpion i bëri në fjalën e tij në simpozium injorimit qe studiuesit i bëjnë fëmijërisë dhe adoleshencës së Nënë Terezës.

Ndërsa ish-gazetarja e BBC-së Rashmee R. Lall, e cila tani shkruan për disa gazeta ndërkombëtare si “The Guardian” dhe “The Economist”, në shkrimin e saj me titull “Feja dhe politika: Shkupi feston ditën e shënuar të Nënë Terezës”, thekson se sivjet 12 shtatori është i rëndësishëm pasi atë dite mësuam kush është udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste Britanike, dhe se për herë të pare Shkupi kremton një përvjetor të rëndësishëm që ka të bëj me Nënë Terezën.

Gazetarja britanike thekson se politika dhe feja janë të ndërlidhura pasi u japin njerëzve shpresë dhe mundësojnë ndryshim. Në këtë kontekst, nënvizon ajo, është mirë të kujtojmë fjalët e Mahatma Gandhi-t se “kush thotë se feja nuk ka të bëj fare me politikën nuk e ka idenë se çfarë është feja”.

Gazetarja Lall e gjen me interes komentin e Alpion se aktiviteti përkujtimor i Shkupit e vendos në kontekstin e duhur murgeshën trup vogël shqiptare pasi rrënjët kristiane të vendlindjes së saj datojnë që nga koha e apostujve.

gezNë shkrimet e tyre gazetarët i referohen edhe lobimit që Alpion po bën prej disa vitesh për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe ndërtimin e Rrugës sëArbërit, që do të shkurtoj distancën ndërmjet Tiranës dhe Shkupit, vendlindjes së misionares shqiptare.

Alpion vizitoi disa vende në Maqedoni dhe Kosovë që patën influencë tek Nënë Tereza gjatë 18 viteve të para të jetes së saj. Ai vizitoi në Shkup varrin e babait të Nënë Terezës, Nikollë Bojaxhiu, vdekja e parakohshme dhe në rrethana misterioze e të cilit pati efekt të madh tek ajo. Në Kosove Alpion vizitoi kishën e Letnicës që Nënë Tereza e vizitonte çdo vit para se të bëhej murgeshë në vitin 1928 dhe ku në moshën 12 vjeçare vendosi të bëhej misionare. Ndërsa në kishën e Stubllës, Alpion vizitoi varrin e Dom Zef Ramaj, pagëzuesit të Nënë Terezës, i cili u vra nga serbët në Shkup më 25 dhjetor 1914.

Gjatë vizitës në Maqedoni Profesor Alpion pati takime me një numër politikanësh shqiptar. Alpion u prit edhe nga Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, me të cilin ndër të tjera u diskutua gjendja e arsimit të lartë në Maqedoni, çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë, shqetësimi për të ardhmen e Lumit Radika, si dhe mundësitë për investime në Dibër të Madhe.

Previous Post

Nishani: Shteti po e heton jetën time private, s’kam besim te drejtësia

Next Post

Amerika, destinacioni i hershëm i vithkuqarëve (Video)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Amerika, destinacioni i hershëm i vithkuqarëve (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.