Sipas medias në fjalë, Shqipëria është një nga shtetet më të bukura të Mesdheut.
Në artikull thuhet se Shqipëria është kthyer në një vend mjaft të lakmuar nga ana e turistëve.
Të ardhurat nga turizmi, thuhet në shkrim, sa vijnë e rriten për çdo vit. B92 thekson se Shqipëria ka 450 kilometër bregdetare dhe se laget nga Deti Adriatik dhe Jon, shkruan gazeta Shekulli.






















