Roja në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë u gjet i vdekur në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo.
Sipas policisë, 65-vjeçari me inicialet Ylli Luçaj., i cili u gjet i qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Viktima ishte banues në fshatin Kuç.
Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen
Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



















