Zbardhet dëshmia në Policia e Eduard Lamas, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku u ekzekutuan dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji
“Më kishte borxh dhe i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”,mësohet të ketë thënë ai .
Sakaq për grupin hetimor, alibia e Eduard Lamajt për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç, nuk qëndron. Organi i akuzës ka dyshime të forta për se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal që ka shkuar me qëllim për të kryer vrasje. Nisur kjo edhe nga veshja që përdornin autorët, pasi ishin kamufluar si policë.
Zbardhja e ngjarjes
Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan nga 4 autorë të maskuar si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji.
Në njoftim zyrtar, Policia thotë se Eduard Lamaj është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.
Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë janë arrestuar gjithashtu.
Eduard Lamaj, i cili sipas Policisë është autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.



















