Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri thotë se më 22 korrik do të ketë një takim të ri në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, nga ku edhe do të dalë plani për largimin e “Parkut të Paqes” në Mitrovicë.
Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se takimi i sotëm dështoi për shkak të palës serbe, e cila sipas saj, nuk ishte e përgatitur.
“Jemi pajtuar të takohemi më 22 korrik dhe se kishte një pajtueshmëri që të ketë një moratorium pra që të mos ketë zhvillime tjera destruktive derisa takohen palët për të bërë një plan me ç’rast ai plan do të parasheh heqjen e këtij parku të Paqes nga ura e Ibrit, pastaj edhe ndalesën apo rrënimin e çfarëdo tjerash parqesh e pengesash që janë bërë në këtë kohë dhe më pas ura të funksionalizohet për lëvizjen e lirë”, tha Tahiri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















