Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Greme të Ferizajt një qytetarë, si pasoj e rënies në një pus (bunar) ka ndërruar jetë.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’.






















