I kontaktuar përmes telefonit, Zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë në Nish Vladimir Stanojeviq, tha se të mërkurën (nesër), Prokuroria do të verifikoj se a ka ndonjë ankesë nga pala mbrojtëse për rastin e drejtorit Thaqi.
“Lënda është në prokurori. Po presim që të kaloj afati i ankesës dhe pastaj do të vendosim”, ka thënë Zëdhënësi i prokurorisë së lartë në Nish.
Ndërkohë që Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestua në Serbi me akuzën për, siç thuhet, ‘terrorizëm’, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë, se “Thaçi nuk është marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.
Spahoviq, i cili e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qëndron në faktin se po vazhdon një debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori është “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa ‘një person vazhdon të mbahet në paraburgim”.
E Gjykata në Nish, më 30 shtator i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh Nehat Thaqit.






















