• Latest
  • Trending
  • All

Mbretëresha Elizabeth I dhe Sulltanesha Safije: Letrat dhe dhuratat e shkëmbyera mes anglezes më të fortë të Perëndimit dhe shqiptares më të fortë të Lindjes!

04/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Mbretëresha Elizabeth I dhe Sulltanesha Safije: Letrat dhe dhuratat e shkëmbyera mes anglezes më të fortë të Perëndimit dhe shqiptares më të fortë të Lindjes!

04/10/2016
in Histori

Daut Dauti

Lisa Jardine (1944-2015), historiane e njohur britanike, autore e disa librave dhe shpërblimeve ndërkombëtare, më 2007 ka zbuluar një histori interesante, të bazuar në dokumentet arkivore. Fjala është për raportet e mira në mes të Anglisë dhe Perandorisë Otomane, që ilustrohej me dhurata shumë të çmuara që shkëmbenin sundimtarët e dy shteteve. Por, më e veçanta e kësaj janë letërkëmbimet në mes të gruas më të fuqishme të Anglisë dhe Evropës, Mbretëreshës Elizabeth I (që mundi Perandorinë deri atëherë të pamposhtur të Spanjës) dhe Safijes shqiptare – nënës së sulltanit otoman, Mehmeti i III-të (njeriut më të fuqishëm në Orient).

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Raportet mes shqiptares dhe anglezes, ishin shumë të përzemërta, sa që sulltanesha shqiptare merrte lirinë të kërkonte kozmetikë. Por, këto raporte nuk zjatin shumë, meqë në vitin 1600 ndodhi një grusht shtet në Stamboll e tri vite më vonë Anglia do të sundohet nga një skocez

Artikullin e historianes Lisa Jardine, të përkthyer dhe përgatitur enkas për Telegrafin nga studiuesi Daut Dauti, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Syri që vëren detajet: Një pikëpamje

Ky është një tregim për të cilin ju mendoni që e dini. Por, sa shpesh ju ndodhë që kur tregimi të përsëritet, një detaj kryesor nuk është mbajtur mirë në mend?

Edhe një herë një dëgjues më vuri në trenin e mendimeve produktive. Një përmirësim i një gabimi të vogël më shtyri të reflektoj në mënyrën se si ne, historianët, mu nga veprimi për të arritur t’i ngjallim lidhjet e harruara në mes nesh dhe paraardhësve tanë, rrezikojmë që të mos i shohim ato [faktet] që janë të drejta e që janë para hundës sonë.

Do të filloj më një tregim fare pak të njohur që është nxjerrë nga arkivat e që hedh dritë intriguese mbi një pjesë të historisë elizabetiane të harruar që moti. Në bibliotekën Beyazit Devlet në Stamboll është një dokument turk i cili përmban dëshmi të shkëmbimit të dhuratave në mes sunduesve të Anglisë dhe atyre të Perandorisë Otomane në vitet e 1590-ta.

“Gjatë sulltanatit të Muratit, sunduesi i Anglisë thuhet se ka qenë një grua, mbretëreshë e një mbretërie të madhe. Ky person, me qëllim që t’i afrohet Derës së Lartmadhërisë [Sulltan Muratit] dhe hijes së mbrojtjes së tij, i ka dërguar si dhuratë një orë muri që është kryevepër zanati”.

E ashtuquajtura orë muri në fakt ishte një organ ore e dekoruar në mënyrë të jashtëzakonshme, “një vepër arti, e stolisur me xhevahire” në të cilën, sipas manuskriptit, teknikët me zanat të përsosur që sollën dhuratën “kishin punuar me vite e me mund për të kompletuar dhe përsosur atë”.

Elizabeth I, ia dedikonte orën Muratit III, por kur organi i orës u kompletua dhe për shkak të rrugës së gjatë detare që filloi në Londër më 1599, ishte djali i tij, Mehmeti III, që e pranoi me entuziazëm dhe që e montoi, e kurdisi dhe e vendosi në dhomën e grave për argëtim në haremin e tij. Mehmeti u përgjigj me dhurata luksoze të stilit turk.

Dhuratat glamuroze që ia dërgonin njëri-tjetrit kanë qenë pjesë e një politike që për qëllim kishte çimentimin e marrëdhënieve të mira në mes dy shteteve. Anglia dhe Perandoria Otomane kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 1581 e cila i jepte tregtarëve të Anglisë beneficione në të drejtat e tregtisë në rajon, gjë që këta tregtarë i bënte superiorë ndaj të gjithë tregtarëve tjerë evropianë të asaj kohe. Tashti besohej se aleanca anglo-turke mund të luante një rol vendimtar në krijimin e një fuqie efektive Lindje-Perëndim, që do të ndante fokusin ushtarak të forcave dominuese agresive dhe ekspansioniste të fuqisë evropiane – që ishte Spanja katolike.

Një gjeneratë më vonë, në kohën e sulltan Ahmetit I, i cili nuk jepej pas kënaqësive, organi i orës u shkatërrua. Asgjë nuk ka mbetur për të na treguar ekzistencën e saj pos dokumenteve turke, italiane dhe angleze dhe dosjet në arkivat e Londrës dhe Stambollit.

Ky tregim i shekullit XVI që është shumë i rëndësishëm dhe po aq e përzemërt për shkëmbim në mes protestantëve të Perëndimit dhe Lindjes islamike, ka edhe një episod më të papritur.

Mrekullia muzikore mekanike nuk ka qenë dhurata e vetme që është dërguar në oborrin e Mehmetit III. Po ashtu, është dërguar edhe një karrocë e mrekullueshme ceremoniale e cila është prezantuar dhe shoqëruar së bashku me letrën personale të vetë Mbretëreshës Elizabeth për nënën e sulltanit, një valide sulltaneshë shqiptare me emrin Safije, e cila kishte influencë të hatashme mbi sulltanin.

Sulltanesha u mrekullua. Ajo i shkroi Elizabath-ës një letër falënderuese në turqisht me të cilën premtoi se do të mundohej që ta përdorte ndikimin e saj ndaj të birit që ai t’i qëndronte besnik marrëveshjes për bashkëpunim të cilën e kishte nënshkruar me Anglinë: “Qofshi edhe ju, gjithashtu, gjithmonë për miqësi! Zoti dashtë që shoqëria jonë të mos dështoj kurrë”.

Letrën e shoqëronte dhurata e saj: një palë rroba, një kollan, një palë krahërore, dy mindila të qëndisur me ar, tre peshqirë dhe një kurorë e stolisur me xhevahire e smerald.

Këto ishin komunikimet formale dhe dhuratat që kaluan nëpër kanalet zyrtare. Por, me shumë kënaqësi, valide sulltanesha Safije e dërgoi letrën e dytë, më pak formale, të shkruar në italisht në emër të saj, nga një afarist i saj i quajtur ‘Kira’ – ose ndërmjetësues – në mes haremit dhe botës së jashtme, Esperanza Malchi, që ishte hebreje italiane (ishte grua të cilën një anëtar i delegacionit anglez e përshkroi si ‘një gazmore e shkurtër dhe e trashë’).

“Sipas faktit që Ju Lartmadhëri jeni grua”, shkroi sulltanesha se pa turp do të kërkonte një favor personal. “A do t’i dërgonte mbretëresha e Anglisë kozmetikë angleze, emri i mirë i së cilës kishte arritur në Stamboll. Në mbretërinë tuaj gjenden destilime të rralla të ujit të çdo lloji për fytyrë dhe vajra aromatike për duar. Lartmadhëria e Juaj, një mbretëreshë e qetësisë, do të më favorizonte duke mi dërguar disa nga këto për duar; pasi që këto janë artikuj të zonjave, duhet të kalojnë nëpër duart tona e jo nëpër duar tjera”.

Kjo marrëdhënie shoqërore e distancës së largët në mes një mbretëreshe angleze dhe një sulltaneshe turke ishte jetëshkurtër. Në vitin 1600 ndodhi një grusht shtet në Stamboll gjatë së cilit veprim ishte vrarë Esperanza Malchi. Tri vite më vonë Anglia sundohej nga një skocez, Mbreti James I.

Sidoqoftë, këto sekuenca të jashtëzakonshme të dokumenteve – të gjitha gjenden në origjinal dhe në përkthim në italisht në British Library në Londër – janë dëshmi të kontakteve dhe të kuptuarit të botës në mes Islamit lindor dhe Protestantizmit perëndimor para një kohe shumë më të gjatë se sa do të prisnin shumica e njerëzve.

Xhevahiret arkivore sikur këto letrat turke, kanë qëndruar nëpër bibliotekat e Britanisë, të pazbuluara me shekuj. Pa u habitur, National Council Archives (Këshilli Kombëtar i Arkivave) që bënë fushatë për “vetëdijesimin e arkivave”, konsiston se koleksionet kombëtare të dokumenteve historike më në fund përmbajnë të gjitha ato që ne mundësisht dëshirojmë t’i dimë për veten tonë. Në vete, gjithsesi, efekti i dokumenteve humbet nëse nuk rizgjohet nga kujdesi dhe aftësia e historianit. Ishte jo më larg se viti 1960 kur dijetarja e dalluar e otomanizmit, Susan Skillter, i solli letrat turke në British Library para një vëmendjeje më të përgjithshme historike.

Tags: edi rama
Previous Post

AUBREY HERBERT MË 1913 – SHPËTOJINI SHQIPTARËT GJALLË NGA SERBËT

Next Post

Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.