• Latest
  • Trending
  • All

Mbretëresha e Madhe Elisabeth dhe ne shqiptarët – Nga Artan Fuga

10/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbretëresha e Madhe Elisabeth dhe ne shqiptarët – Nga Artan Fuga

10/09/2022
in Aktualitet

Artan Fuga

Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin shqiptar. Nuk kemi këllqe si komb numerikisht i vogël, vend me territor të vogël, të kemi një mbret-mbretëruc, sepse do të ishte një lolo i të huajve, ose do të mblidhte rraqet e do të ikte me furtunën më të parë në portin e Durrësit, ose një pordhac narcist pallatesh, asgjë më shumë. Por kjo nuk do të thotë që nga shkencat dhe filozofia politike, nisur nga Makiaveli, nga Hobessi, nga këta filozofë të mëdhenj të Rilindjes Evropiane, të mos vlerësoj madhështinë e një mbretërie të vërtetë, në një komunuelth popujsh ku Dielli nuk perëndon kurrë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këto më erdhën ndërmend mbrëmë kur në çast, i zgjuar ende, mora vesh ndarjen nga jeta, nga ne, të Mbretëreshës së Madhe, Elisabeth II.

Trishtim, e dija të pavdekshme, kisha dëshirë që të kishte ndodhur e pamundëshmja, ajo që thoshin mitologjitë urbane, sikur ajo paskësh pasur origjinë jashtëtokësore! Trishtim i madh, por edhe moment reflektimi!

Nuk mungojnë sot gazetarë në mediat ndërkombëtare ta paraqesin me të gjithë madhështinë 70 vjeçare të mbretërimit të Saj. Një Mbret nuk është një demagog rruge që sa më pak të rrijë në pushtet aq më mirë është. Një Mbretëreshë e Madhe bëhet aq më e mire, sa më shumë vite kalon në fronin e vet mbretëror. Eshtë si vera e vjetër që fisnikërohet me kalimin e kohës. Por ka edhe ndonjë gazetaruce të huaj që nuk kupton asgjë çfarë ishte e madhja Mbretëreshë dhe thotë se ajo ishte si një gjyshe bonaçone e kombit. Po, patjetër, kishte zemër të madhe, por ajo nuk ishte atje thjesht si gjyshe e vjetër që e bëjnë deputete për ta tallur, apo thjesht për demagogji dhe ajo nuk e kupton dot.

Froni i Elisabeth II këtë shekull, ndofta fakti më i madh politik që tejshkoi dy shekuj, mbështetej në një traditë katërqindvjeçare, kur në shekullin e 17-të landlordët, pronarët e tokave, në Angli, nisën t’i japin tokat për të mbjellë bar për delet dhe me leshin e deleve të punonin fabrikat tjerrëse në qytete. Pak a shumë, që këtu u thur edhe kompromisi i madh midis fisnikëve të tokave dhe burgerëve, tregtarëve dhe industrialistëve të qyteteve. Këtu ndodhi Kompromisi i Madh midis tyre që në një farë mënyre ruajti edhe mbretërinë, por edhe një parlament të fortë të zgjedhur nga popullata laramane urbane.

U bë kompromisi midis Njëshit gati hyjnor dhe shumicës së njerëzve të vdekshëm. Këtej edhe fakti që punëtorët e qyteteve nuk ranë pre e ideologjive totalitare naziste, fashiste, bolshevike për të çuar në diktatura. Klasa sunduese ishte e fortë, kurse punëtorët nuk gjenin dot aleatët në fshatarësi, sepse fshatarët kishin vajtur në qytet.

Mbretëresha Elizabeth II ishte simboli i ndarjes së vërtetë të pushteteve në botën moderne, nuk ishte thjesht një gjyshe e mirë që kryeministrat e vet ta merrnin për hunde a ta tallnin duke e bërë lolo. Ajo nuk zgjidhej nga shumica parlamentare, nuk caktohej nga partia në format më të shëmtuara, qesharake, dhe groteske, nuk ishte pushtet që lindte nga allishverishe politikanësh që shkonin gjenin ndonjë gjyshe duke luajtur yç për ta bërë të parin e shtetit, nuk ia kishte askujt borxh moral pushtetin e saj, nuk kishte asnjë pushtet ekzekutiv, por ama kishte tjetër gjë. E para, pavarësinë që i vinte nga tradita monarkike e trashëgimisë së padiskutueshme, nga fakti që ishte mbështetur mbi një status social dhe ekonomik që nuk kishte Zot t’ia trondiste, nga arsyeja që ajo jepte bekimin e vërtetë që një kryeministër ta merrte mandatin, gjyqtarët e lartë, etj.

Ajo kishte aq shumë saqë nuk mund të arrihej nga demagogët mistrecë në luftën e tyre për pushtet. Këta mund të kishin parlamentin, qeverisjen, por kurrë Fronin e paluejtshëm të pushtetit. Por, edhe Mbretëresha e Madhe i kishte të gjitha, por nuk kishte diçka: Nuk mund të qeveriste, pra asnjë pushtet ekzekutiv. Kjo ishte ndarja e madhe, reale, e pushtetit.

Ekzistenca e saj bënte që asnjë kryeministër të mos kujtonte se ishte Zot. Mbi të kishte një Diell që ishte Zot, por që nuk kishte pushtet ekzekutiv. Kishte një pushtet shumë më të madh sesa aq. Dhe pushteti ekzekutiv të bën të kujtosh se je Zot, servilët të shohin si Zot, duke të urryer thellë thellë. Dhe aty përfundon pastaj gjithçka.

Ja pse masa popullore e adhuronte Mbretëreshën e Madhe tamam si në përrallat e magjishme të Andersenit me mbretër. Ja pse Mbreti i Madh ka shanset të bëhet Mik i Popullit, pikërisht për ta mbrojtur popullin e vet nga ata që ky popull zgjedh si deputetë, si ministra, a si kryeministra.

Thashë unë nuk jam ruajalist në Shqipëri, por kjo nuk më bën që të mos vlerësoj një mbret të vërtetë, më shumë se një milion demagogë mistrecë histerikë që manipulojnë turma për të marrë pushtet dhe për t’u bërë zot në vend të Zotit.

Problemi i madh për ne shqiptarët nuk është të kujisemi dhe vajtojmë me hipokrizi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Madhe. Vepra e Saj nuk humbet kurrë, veç sa mbulohet në trutë tanë të vegjël nga tekste shkolle mizerabël në histori dhe filozofi që i kanë shplarë trutë rinisë dhe gjithë popullit.

Sot është dita të mendojmë se sa e trishtë është për ne shqiptarët, ajo që po na shkatërron si komb, mosndarja reale e pushteteve. Kryetari i partisë që ka shumicën në zgjedhje, kryetari i Parlamentit, kryeministri, presidenti, shefi i policisë, kryegjykatësi, ai që drejton mediat, kryetari Akademisë së Shkencave, avokati i popullit, etj. etj., janë në thelb i njëjti person. Thashë person jo njeri, sepse ky person përbëhet fizikisht nga shumë njerëz, por në thelb është i njëjti. Kështu ka qenë dhe kështu është. Ka qenë jo vetëm në këto tridhjetë vjet, por edhe në 50 vjet para këtyre 30 vjetëve, edhe më parë, edhe më parë. Prandaj ka pasur edhe shqiptarë, ndofta konservatorë, që mbretëruc për mbret, më mirë kanë dashur një Sulltan të vërtetë dhe larg, sesa një sulltanuc afër. Këta janë paradokset e historisë tonë

Shqipëria nuk ka nevojë për një mbretëruc që në një çast tha apo thotë: Tani mbreti jam unë. Pavarësisht se mbreti i dikurshëm mustaqespicë ka bërë edhe plot gjëra të mira, Shqipëria nuk ka nevojë për mbretuc, por ka nevojë për mbretëri. Por dale, dale, mbretëri mund të kemi, por nuk kemi dot kurrsesi një mbret. Nuk po flas të jetë si Elizabeth e Madhe sepse Ajo ishte gati hyjnore, por edhe si dikë njëmijë herë më të vogël.

E pamundur. Sepse te ne nuk është ajo traditë e kompromisit të madh midis fisnikëve dhe burgerëve, etj., etj.

Thomas Hobbesi gjigand ka vërtetuar, po ashtu si Njutoni i madh vërtoi ligjin matematik të tërheqjes universale, se një shtet “dridhet” si qen i tërbuar kur ka nevojë për mbretëri, por nuk bëhet dot mbretëri. Si qeni që do ujë, por nuk pi dot ujë dhe çmendet, kafshon të Zotin, spërdridhet rreth bishtit të vet dhe pastaj plandoset në tokë me jargë në buzë. Jargë të bardha.

Ne në fakt jemi rasti më i tmerrshëm. Në dekada të tëra që nga 1912 nuk kemi qenë formalisht mbretëri, por në fakt pushteti ka qenë mbretëri jo kushtetuese. Jo kushtetuese në kuptimin mbretëri e paligjshme. Kemi pasur pushtet mbretëror të pashpallur, ose të vetëshpallur, ku Mbreti sheh veten në pasqyrë çdo mëngjes.

Pra kemi pasur mbi shpinë dhe luftën për pushtet, edhe pushtetarin e zgjedhur që pastaj ka përvetësuar pushtetin si me qenë monark, por i paligjshëm, kemi pasur edhe revoltën e demagogëve ose të sinqertëve, që kanë dashur të hedhin me kokëposhtë monarkun jokushtetues. Prandaj udhëheqësit tanë shpesh kanë përfunduar duke u përmbysur, duke u urryer, duke u gremisur shkallëve të pallateve të brigadave (hahahaha edhe pallat mbretëror edhe i brigadave), dhe jo duke u ndarë nga jeta mes respektit të thellë, përuljes, kujtimit hyjnor, sikurse anglezët, popujt e Komunuelthit, popujt e mënçur të botës ndahen këto ditë nga Elizabeth e Madhe.

Ҫfarë kombi, çfarë shteti, çfarë Mbretëreshe!

Qani pra, por jo për të! Nuk e arrijnë dot lotët tona Atë, Hyjnoren, Atë jashtëtokësoren. Jemi shumë të vegjël që piskamat tona të vogla të shkojnë në “veshët ” Shpirtit të Saj. Si në çdo vdekje hajde qajmë për fatin tonë të vjetër. Mbajmë zi për veten tonë!

Do të ketë nga këta që kurrë nuk kanë ndarë pushtet që do të na flasin këto ditë për Atë, Hyjnoren, Atë që ishte simboli i ndarjes të pushteteve. Por, nuk është fatalitet. E ardhmja del nga ditët e trishtimit. Në ditët e zisë njeriu nis të mendojë që sigurisht nuk e arrin dot perfekten, por ka mundësi që të përmirësohet. Hapi i parë është të kuptojë ku fle lepuri.

Sot, me ikjen e Saj Madhështore, të qetë, fisnike, Elizabeth e Madhe na thërret: O ndarje reale pushtetesh, ose do të vuani si qenër të tërbuar. Ashtu sikurse e ka parashikuar Njutoni i Madh i shkencave politike, Sir Thomas Hobbes.

Previous Post

Shqiptarët britanikë dhe mbreti i tyre

Next Post

Ballkani në ‘panik’/ Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Kosova 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ballkani në 'panik'/ Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Kosova 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.