Policia ka bërë të ditur se me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:
- Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe
- një karikator me tre fishekë.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.
























