Të hënën ose të marten Ibishi do të niset për diagnostifikim për në Gjermani.
Vajza 24 vjeçare me të cilën tani komunikohet vetëm duke i shkruar në letër, ka filluar nga tetori i vitit të kaluar të ketë simptoma të një sëmundje shumë të rrallë edhe në botë.
Në klinikën e Neurologjisë në QKUK, ajo është hospitalizuar një muaj më vonë.
Sipas etapave të zhvillimit të sëmundjes, mjekët dyshojnë se Fitorja vuan nga sindroma Susak, sëmundje kjo e re edhe në literaturën shkencore, e përshkruar për herë të parë në vitin 1990.
Klan Kosova dy ditë më parë ka përgatitur një storje për Fitore Ibishin, e cila është shikuar qindra mijëra herë dhe si shkak i kësaj kanë ardhur ndihma nga të gjitha anët për vajzën me sëmundjen e rrallë.
Më poshtë i gjeni të dhënat ku mund të ndani mjete për të ndihmuar shërimin e Fitore Ibishit.
Nr. I xhirollogarisë:
Raiffeisen Bank
XK051501040002728249
Pronare e llogarisë: Elfije Ibishi(motra e Fitores)
Swift code: RBKOXKPR
Numri kontaktues: +37744741847























