Zyrtarë të ATK’së, kanë thënë për Express se afati i dorëzimit të kuponëve ka filluar më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri më 4 nëntor.
Ndërkohë që Administrata Tatimore e Kosovës, bënë me dije se kjo formë e rimbursimit do të vazhdojë deri në implementimin e projektit të ri.
“Ende nuk ka ndonjë vendim për ndryshimin e formës se rimbursimit të kuponëve fiskal. Jemi duke punuar në projektin e ri, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete. Për të gjitha do të njoftohen qytetarët”, ka thënë Valentina Bytyci Sefa.
Për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në ATK, do të aplikohet rimburismi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori, sipas këtyre kritereve:
Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10 €;
Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 501€ deri në 800 €, do të rimbursohen në vlerën 15 €;
Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800 € do të rimbursohen në vlerën 20 €.






















