Siç thuhet në një njoftim, AVONET ka shprehur shqetësimin duke mbjellë therra në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.
“Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontrat me ndonjë prej kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo tregon mungesë të qeverisjes efektive edhe pse në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

























