Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, të paktën 73.842.985 njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 në botë ndërsa 51.845.365 pacientë janë shëruar.https://249e68b9ea571b57bc9d59bda3d541bd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
Në të gjithë botën kanë humbur jetën 1.642.439 persona. Tani në botë ka 20.355.191 raste aktive nga të cilët 107.254 janë në gjendje të rëndë.
Pandemia e COVID-19 goditi më shumë SHBA-të me 17.143.779 të infektuar dhe 311.068 viktima.
Më pas vijojnë India me 9.932.908 raste dhe 144.130 të vdekur. Në Brazil u shënuan 6.974.258 raste dhe 182.854 viktima.
Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi globale COVID-19 më 11 mars të këtij viti.



















