Në raport, ministrja Hoxha kishte vlerësimin financiar të punës së bërë nga përmbaruesit privat dhe për dy vite që nga themelimi, përmbaruesit privat kanë arkëtuar mbi 60 milion euro të hyra.
Përkushtimi i Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë segment dhe përkrahja e deritanishme vërehet më së miri me mjetet e arkëtuara, ku nga 1 Janari deri me 1 Gusht 2016 janë mbledhur mbi 22 milion euro.
Ministrja Hoxha, theksoi se puna e bërë nga përmbaruesit privat ka marrë vlerësim maksimal edhe nga institucionet bankare. Në raportet e Bankës Botërore për të bërit biznes sistemi i përmbarimit është vlerësuar si indikator kyç në rritjen e të hyrave, poashtu në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi i përmbarimit ka rezultuar me uljen e kamatave si dhe ndihmën që u është dhënë institucioneve financiare, ku tanimë bankat komerciale kanë më pak vonesa me proceset gjyqësore me procedurë përmbarimore.
Ministrja Hoxha, theksoi përkushtimin dhe vendosmërinë e saj për të ndihmuar dhe përkrahur përmbaruesit në punën e tyre, punë kjo e cila ndikon në lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe ekzekutimin e lëndëve nëpër gjykata.






















